Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet seanca lidhur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj saj.
Hyseni është shfaqur për herë të parë para kamerave pas publikimit të detajeve nga hetimi i SPAK mbi kontaktet e saj me biznesmenin Ergys Agasi.
Teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH është pyetur nga gazetarët lidhur me lajmet dhe akuzat e bëra publike ditët e fundit.
E shoqëruar nga avokatja e saj, Hyseni nuk ka preferuar të japë koment dhe ka vijuar drejt ambienteve të gjykatës.








