Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi është marrë këtë të Mërkurë (23 shtator 2026) nga Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.

Në krye të institucioni pritet të emërohet Rexhina Bici, e cila aktualisht mban pozicionin e zv.drejtueses së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH).

Në foto: Ilir Topi, drejtori i deritanishëm i Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Rexhina Bici nuk është aspak e panjohur për stafin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor. Disa vite më parë, ajo ka qenë Drejtuese Teknike në kompaninë farmaceutike ‘CFO Pharma”, në pronësi të sipërmarrësit Nadir Çausholli.

Emri i zonjës Bici gjendet edhe në një raport problematik, të hartuar në fillim të vitit 2026 nga ekspertët e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, pas verifikimeve të kryera në aktivitetin e subjektit “CFO Pharma” dhe kompani të tjera “satelite” të saj.

Në foto: Rexhina Bici, aktualisht zv.drejtuese e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore

Në një dokument të siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, grupi i verifikimit ngriti dyshime për një skemë faturash fiktive, me qëllim rimbursimin e paligjshëm për llogari të “CFO Pharma”.

Ndër personat e dyshuar si përgjegjës për shkeljet me medikamentet e ndryshme, Grupi i Punës rendiste edhe Rexhina Bicin.

“Në total, për “CFO Pharma Tiranë”, për barin Entresto 50 mg Kod LBR 698/92 dhe Entresto 100 mg janë  6900 tableta sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën  1,634,955 lekë”, thuhet në një pasazh të raportit.

Më tej, Grupi i Punës shkruan: “Me daljet fiktive që subjekti CFO Pharma Tiranë”  me NIPT K22305002U ka berë në sistemin e-depo,  diferencat në plus të pajustifikuara rezultojnë në total në shumën 1,634,955 lekë ,  bazuar ne kontratën Shpërndarës Farmaceutik… dhe mban përgjegjësi Administratori, Z.Frigul Milla. si dhe Drejtuese teknike, Znj. Rexhina Bici”.

Në foto: Pjesë nga raporti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Në një tjetër pjesë të raportit të kontrollit, të miratuar në fillim të janarit 2026, thuhet: Në total për “CFO Pharma Tiranë” , për barin Insuline Glargine solution 100 Nj.N/ml, sasi fiktive  në vlerën 2,182,352, për barin Insuline Detemir solution 100 Nj.N/ ml , sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën  2,337,995 lekë, për barin Vildagliptin+Metformine 50mg + 850mg, sasi fiktive  në vlerën 132,517 lekë dhe, për barin Paliperidone 6mg prlg.tab, sasi fiktive pas verifikimeve me vlerën  247,891 lekë.

Në foto: Pjesë nga gjetjet e Grupit të Punës, ku përmendet edhe emri i znj. Rexhina Bici

Pas këtyre konstatimeve, Grupi i Punës i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se “mban pergjegjesi Administratori Znj.Frigul Milla. si dhe Drejtuese teknike Znj. Rexhina Bici”.

Previous Post

Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik

Next Post

Berisha në Kuvend: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, siguria kombëtare është shembur totalisht

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tri këshilla si të mbroni veten nga virozat e dimrit

Tri këshilla si të mbroni veten nga virozat e dimrit

November 10, 2026
Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

Dosja “Veliaj”, SPAK kërkon 400 mijë lekë gjobë për Klotilda Bushkën

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al