Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja dalin nga hetimi i SPAK për Ergys Agasin, teksa në fokus të zhvillimeve të fundit është përmendur edhe emri i Neritan Nallbatit, ish-drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Gazetari i TV Klan Merin Maçi, ka deklaruar se një tjetër drejtues i lartë i Policisë dyshohet se mund të ketë pasur lidhje me Ergys Agasin dhe se po verifikohet mundësia që këtij të fundit t’i jenë dhënë informacione policore, si përpara shpalljes së tij në kërkim, ashtu edhe gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim.

Sipas deklarimit, bëhet fjalë për Neritan Nallbatin, i cili ka drejtuar sektorin e Policisë Kriminale dhe ka qenë në detyrë deri në muajin korrik. Dyshimet e raportuara lidhen me mundësinë që ai të ketë pasur komunikime ose kontakte me Agasin dhe që informacionet e brendshme të Policisë të kenë ndikuar në lëvizjet e tij gjatë kohës që ishte në kërkim.

Në të njëjtën kohë, SPAK ka ndërmarrë një tjetër veprim në kuadër të dosjes së Ergys Agasit. Mëngjesin e 22 shtatorit, agjentë të BKH-së kanë kontrolluar banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Kontrolli është kryer me urdhër të GJKKO-së, ndërsa më pas Proda është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje.

Trondit gazetari: Edhe Neritan Nallbati dyshohet se i shërbente Ergys Agasit

Sipas raportimeve, gjatë kontrollit në banesën e Prodës janë sekuestruar telefoni i tij, një laptop, si dhe pajisje të tjera elektronike. Hetimi dyshohet se lidhet me komunikimet e zbuluara pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut.

Emri i Prodës është futur në këtë fazë të hetimit pasi prokurorët po verifikojnë komunikimet dhe kontaktet e personave që dyshohet se kanë pasur lidhje me Agasin. Ndërkohë, SPAK ka ndërmarrë masa edhe ndaj zyrtarëve të tjerë, përfshirë drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi” dhe pezullimi nga detyra, sipas raportimeve të publikuara.

Hetimi vijon dhe pritet që këqyrja e materialeve të sekuestruara dhe komunikimeve telefonike të nxjerrë në dritë nëse persona të tjerë në strukturat e Policisë apo institucione të tjera kanë pasur kontakte me Ergys Agasin ose i kanë përcjellë informacione gjatë periudhës kur ai ndodhej në kërkim./Infonews

Previous Post

Dosja e AKSHI-t për Vlorën e SHISH? Nuk është punë lekësh, por përplasje shërbimesh inteligjente

Next Post

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tabaku nga Brukseli: Integrimi europian nuk duhet të mbetet në letër

Tabaku nga Brukseli: Integrimi europian nuk duhet të mbetet në letër

November 10, 2026
OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al