Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Antiterrori kërkoi ndjekje penale për Goxhajn, Prokuroria: Kritika politike nuk kriminalizohet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, Kendi i Avokatit
0
Altin Goxhaj: Lufta e brendshme Rama–Veliaj, përplasja që po trondit pushtetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e procedimit penal ndaj tij, pas kallëzimit të Antiterrorit lidhur me deklaratat e tij publike kundër kryeministrit Edi Rama.

Goxhaj e cilëson vendimin si një zhvillim me rëndësi për kufirin mes gjuhës politike dhe përgjegjësisë penale, duke argumentuar se protestat dhe kritikat ndaj pushtetit nuk duhet të kriminalizohen automatikisht.

Në deklaratën e tij, avokati i referohet shprehjeve “Rama përfundon si Gadafi” dhe “në 2 korrik e tërheqim zvarrë si Gadafin”, të cilat, sipas tij, u përdorën si formulime ekstreme politike për të provokuar një reagim institucional dhe për të sfiduar frikën e qytetarëve.

Sipas Goxhajt, Prokuroria ka vlerësuar se, megjithëse shprehja “e tërheqim zvarrë si Gadafin” ka natyrë të dhunshme në kuptimin literal, nga materiali i shqyrtuar nuk rezultojnë plan konkret dhune, armatosje, objektiva për t’u sulmuar apo veprime konkrete kundër rendit kushtetues.

Avokati citon gjithashtu një pjesë të vendimit, ku thuhet:

“E drejta penale nuk mund të zëvendësojë debatin politik dhe nuk mund të përdoret si instrument për të përcaktuar se cilat opinione politike janë të pranueshme.”

Goxhaj e konsideron mosfillimin e procedimit penal si një përgjigje institucionale ndaj frikës së qytetarëve për të kritikuar pushtetin dhe për të marrë pjesë në protesta.

“Mos kini frikë të kritikoni pushtetin. Mos kini frikë të protestoni. Mos kini frikë nga gjuha e fortë politike”, shprehet ai.

Në përfundim të deklaratës, avokati thekson se kryeministri, Policia dhe Antiterrori nuk mund të zëvendësojnë ligjin dhe se kundërshtari politik nuk mund të konsiderohet automatikisht autor i një vepre penale.

“RAMA DHE ANTITERRORI NUK JANË MBI LIGJIN. PROTESTA NUK ËSHTË KRIM. FJALA POLITIKE NUK ËSHTË KRIM. FRIKA PO VDES!”, përfundon Goxhaj deklaratën e tij.

Previous Post

8 salla kirurgjikale te ‘Trauma’ jashtë funksionit, operohet vetëm në 2

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

September 22, 2026
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

September 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Altin Goxhaj: Lufta e brendshme Rama–Veliaj, përplasja që po trondit pushtetin

Antiterrori kërkoi ndjekje penale për Goxhajn, Prokuroria: Kritika politike nuk kriminalizohet

September 23, 2026
8 salla kirurgjikale te ‘Trauma’ jashtë funksionit, operohet vetëm në 2

8 salla kirurgjikale te ‘Trauma’ jashtë funksionit, operohet vetëm në 2

September 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al