Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjoba 110 mln € e Arbitrazhit/ Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë. Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Gjoba 110 mln € e Arbitrazhit/ Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë. Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend se Francesco Becchetti nuk do të marrë “zero lekë” nga Shqipëria, vendimi i Gjykatës së Apelit në Paris tregon një situatë tjetër juridike.

Gjykata franceze ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për të zhbërë vendimin e arbitrazhit të vitit 2019, i cili e detyron shtetin shqiptar të paguajë rreth 110 milionë euro për çështjen e “Agon Channel”. Për më tepër, Shqipërisë i janë ngarkuar edhe shpenzime të tjera procedurale.

Në themel të konfliktit qëndron mbyllja e “Agon Channel” dhe pretendimet e palës së Becchettit për presion dhe ndërhyrje ndaj medias. Një episod i përfshirë në materialet e arbitrazhit lidhet edhe me raportimin e televizionit për dasmën e Erion Veliajt në vitin 2014. Pas raportimit, komunikimet e Veliajt me drejtues të televizionit u përdorën në proces si pjesë e provave që lidhen me pretendimet për presion politik ndaj medias.

Dasma u kthye kështu nga një episod i debatit politik në një element të një konflikti shumë më të gjerë mes qeverisë dhe pronarëve të “Agon Channel”. Për arbitrazhin, çështja nuk u trajtua thjesht si një përplasje për mënyrën e raportimit të një eventi privat, por në kuadër të pretendimeve për trajtimin e investimeve të Becchettit dhe të televizionit të tij. Këto zhvillime e bëjnë rastin njëkohësisht një histori për lirinë e medias, përplasjen politike dhe një faturë të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.

Gjykata e Apelit në Paris i ka shtuar edhe 20 mijë euro shtesë gjobës që Shqipëria duhet t’i paguajë Becchetit si dhe një shumë të papërcaktuar financiare, që Shqipëria duhet t`i paguajë avokates Luca De Maria, që është përfshirë në këtë proces. Kjo e lë në fuqi vendimin e arbitrazhit, pavarësisht paralajmërimeve të Ramës për ndjekje penale ndaj Becchettit dhe arbitërve.

Pra, nga konflikti për një televizion dhe raportimin e dasmës së Veliajt, çështja ka përfunduar në një faturë prej rreth 110 milionë eurosh, ndaj së cilës përpjekjet civile të Shqipërisë për zhbërje deri tani nuk kanë dhënë rezultatin e kërkuar. /JOQ

Previous Post

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

Next Post

Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

Next Post
Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj/ PAMJE të rënda

Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj/ PAMJE të rënda

November 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bukuria dhe qëndrueshmëria mund të shkojnë bashkë, ja si ta arrini

Bukuria dhe qëndrueshmëria mund të shkojnë bashkë, ja si ta arrini

November 10, 2026
Çështja Epstein, raporti i Kongresit ngre pikëpyetje mbi hetimet dhe sistemin e drejtësisë

Çështja Epstein, raporti i Kongresit ngre pikëpyetje mbi hetimet dhe sistemin e drejtësisë

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al