Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DOSJA e 2025-ës/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” një vit pas plagosjes së dyfishtë në Sarandë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
DOSJA e 2025-ës/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” një vit pas plagosjes së dyfishtë në Sarandë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Sarandë, ku u ekzekutua me armë zjarri Artan Myrtaj i njohur ndryshe si “Tani i Ruzhdiut”.

Sipas raportimeve në media dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të maskuar te cilët pas ngjarjes janë arratisur ndërsa policia thotë se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës me qëllim kapjen e tyre.

Artan Myrtaj rezulton i njohur për drejtesinë, emri i te cilit përmendet në dosjen e plagosjes se dyfishtë të ndodhur më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Plagosja e dyfishtë në “Kozi Bistro”

Më 17 korrik 2025, në ambientet e “Kozi Bistro”, në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, të dy nga Kamza, mbetën të plagosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave të dosjes, autor i dyshuar i të shtënave ishte Ramadan Zoto, i njohur edhe si Canaj. Ndërkohë, Artan Myrtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj dyshoheshin se e kishin ndihmuar autorin e dyshuar gjatë ngjarjes dhe në largimin e tij nga vendi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, Prokuroria e kishte marrë Myrtajn nën hetim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara në dosje përshkruajnë momentet e përplasjes në ambientet e lokalit. Në pamje, sipas vendimit të gjykatës, shfaqen disa persona në lokal në momentin kur Ramadan Zoto nxjerr armën dhe qëllon ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamës.

Në të njëjtën kohë, sipas përshkrimit të pamjeve në vendimin gjyqësor, Artan Myrtaj shihet duke iu afruar Ernest Lamës, të cilin e godet me grusht dhe shkelm.

Pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim Artan Myrtajn, Ramadan Canajn, Erjon Canajn dhe Klaus Jaçajn.

Më 19 korrik 2025, Myrtaj u paraqit në komisariat, ndërkohë që Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tij, duke argumentuar se ekzistonte rreziku i largimit.

Gjykata caktoi “arrest në burg”

Gjykata e Sarandës vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e Myrtajt dhe caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”.

Në arsyetimin e saj, gjykata u mbështet, ndër të tjera, te pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e “Kozi Bistro”, procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, sekuestrimi i armës dhe provave të tjera materiale, ekspertimet e kërkuara, si dhe të dhënat e sistemit TIMS.

Gjykata çmoi se ekzistonte “dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova” se Myrtaj kishte ndihmuar autorët e dyshuar për largimin dhe shmangien e tyre nga policia dhe organet e drejtësisë.

Për masën e sigurimit, gjykata vlerësoi gjithashtu se ekzistonte rreziku i largimit dhe se një masë më e butë nuk do të ishte e përshtatshme.

Në vendim theksohet se Myrtaj rezultonte i dënuar më parë, rrethanë që gjykata e mori në konsideratë gjatë vlerësimit të masës së sigurimit.

Vendimi, i bazuar në nenet 228, 229, 230, 238 dhe dispozita të tjera të Kodit të Procedurës Penale, urdhëroi policinë gjyqësore të zbatonte masën e arrestit në burg. Vendimi mund të ankimohej në Gjykatën e Apelit brenda pesë ditëve nga njoftimi.

Një vit më pas, atentati

Një vit pas plagosjes së dyfishtë në “Kozi Bistro”, Artan Myrtaj u vra në një atentat në qendër të Sarandës.

Deri në këto momente, autorët e dyshuar të ekzekutimit nuk janë identifikuar zyrtarisht. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e itinerarit të viktimës para atentatit, identifikimin e dy personave që dyshohet se lëviznin me motor dhe përcaktimin e motivit që qëndron pas vrasjes.

Për policinë dhe Prokurorinë, një nga pistat që pritet të verifikohet është edhe e shkuara e viktimës dhe përfshirja e tij në dosjen e plagosjes së dyfishtë të korrikut 2025.

Previous Post

Atentat në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

DOSJA e 2025-ës/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” një vit pas plagosjes së dyfishtë në Sarandë

DOSJA e 2025-ës/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” një vit pas plagosjes së dyfishtë në Sarandë

September 20, 2026
Atentat në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap

Atentat në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur në kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap

September 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al