Protesta është përshkallëzuar pas përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Situata është tensionuar para Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përpjekur të çmontojnë barrierat metalike të vendosura nga policia për të rrethuar zonën.
Në përpjekje për të hapur rrugën, një pjesë e gardhit është dëmtuar pasi protestuesit e kanë tërhequr me forcë.







