Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Furnizimi i pandërprerë me ujë mbetet përjashtim në Shqipëri. Nga 17 operatorët e analizuar nga Enti Rregullator i Ujit për vitin 2025, vetëm Ujësjellësi Rajonal Lezhë raporton furnizim 24 orë në ditë, ndërsa në skajin tjetër Kamza vazhdon të furnizohet mesatarisht vetëm 4 orë në ditë dhe Vora 8 orë.

Pesë operatorë klasifikohen nga ERRU në kategorinë e performancës së dobët, me më pak se 17 orë furnizim në ditë. Përveç Kamzës dhe Vorës, në këtë grup janë Durrësi me 10.9 orë, Vlora me 13 orë dhe Kukësi me 14 orë. Kamza dhe Vora kanë mbetur në të njëjtin nivel të furnizimit gjatë tri viteve të fundit.

Durrësi shënon përkeqësimin më të fortë gjatë vitit. Furnizimi ra nga 13 orë në 2024 në 10.9 orë në 2025, ose 2.1 orë më pak në ditë. ERRU e lidh këtë rënie me problematikat në funksionimin e sistemit SCADA. Gjirokastra ra me 0.6 orë, Korça me 0.5 orë dhe Shkodra me 0.4 orë.

Pas Lezhës, rezultatet më të mira i kanë Pogradeci me 23.9 orë ujë në ditë dhe Korça me 23.5 orë. Në këto dy raste furnizimi i gjatë shoqërohet edhe me mbulim relativisht të lartë të popullsisë, përkatësisht 90.9% dhe 99%. Në Lezhë situata është e ndryshme: megjithëse furnizimi është 24 orë, shërbimi mbulon vetëm 55.9% të popullsisë së raportuar në juridiksionin e operatorit.

Ndërkohë Tirana ka një furnizim mesatar me ujë 17 orësh në ditë, të pandryshuar në 3 vitet e fundit.

Në nivel sektori, furnizimi rezulton 17.2 orë në ditë, nën kufirin prej 18 orësh që ERRU e konsideron performancë të mirë. Humbjet e larta në rrjet, lidhjet e paligjshme, faturimi aforfe dhe infrastruktura që kërkon rehabilitim renditen mes faktorëve që vazhdojnë të kufizojnë furnizimin e pandërprerë./ekofin.al

Previous Post

Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

Next Post

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

Next Post
16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj/ PAMJE të rënda

Publikoi skandalet e VIP-ave, dhunohet barbarisht Elton Tozaj/ PAMJE të rënda

November 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bukuria dhe qëndrueshmëria mund të shkojnë bashkë, ja si ta arrini

Bukuria dhe qëndrueshmëria mund të shkojnë bashkë, ja si ta arrini

November 10, 2026
Çështja Epstein, raporti i Kongresit ngre pikëpyetje mbi hetimet dhe sistemin e drejtësisë

Çështja Epstein, raporti i Kongresit ngre pikëpyetje mbi hetimet dhe sistemin e drejtësisë

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al