Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Haskajn dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për dyshime mbi falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në zonën e Semanit.
Sipas burimeve mediatike, Haskaj dhe Shehu ishin nën hetim prej disa muajsh, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Shtetit.
Kastriot Haskaj njihet si pronari i linjës së kafesë “Moncafe”, si dhe i hotelit me të njëjtin emër në qytetin e Vlorës.
Ndërkohë, Ertis Shehu ka mbajtur më herët detyrën e kreut të Kadastrës, ASHK.
Hetimet lidhen me dokumentacionin e pronësisë në Seman, ndërsa pritet që operacioni të zgjerohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që dyshohet se mund të jenë të përfshirë në çështje.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rrethanat e hetimit, rolin e personave të arrestuar dhe akuzat konkrete ndaj tyre./Publik media







