Partia Demokratike i ka dorëzuar Kuvendit një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës.
Në shkresën e firmosur nga kreu i grupit Gazment Bardhi kërkohet heqja e ligjit për statusin e magjistratëve. Demokratët kërkojnë që të vijohet me konsultimet me sistemin e drejtësisë.
Ngërçi me pagat e magjistratëve ka sjellë bojkotin e punës nga administrata, ndërsa mazhoranca është shprehur e vendosur se ligji do të shqyrtohet dhe do të miratohet në seancën e sotme plenare.








