Vetëm disa muaj pasi vendosi ta shkrinte, qeveria ka rikthyer sërish Bordin e Transparencës. Rikthimi i bordit vjen disa ditë pasi çmimi i karburanteve, dhe sidomos nafta, janë rritur ndjeshëm.
Lajmi është dhënë nga ministrja Delina Ibrahimaj.
“Morëm një vendim që e kishim diskutuar për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.Qëllimi i vendimit për ngritjen e Bordit është më së shumti për përdorimin e reduktimit të akcizës”, u shpreh Ibrahimaj.







