17-vjeçarja e dhunuar pak muaj më parë, nga tre bashkëmoshatare në Fier, ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo rrëfen se gjithçka nisi pasi disa vajza i kërkuan të shkonte me to, duke i thënë se kishin një “muhabet për të sqaruar”. Ajo pranoi, pa e ditur se çfarë do të ndodhte.
“Më thanë që hajde se kemi një muhabet për të sqaruar”, tregon ajo. Por ajo që duhej të ishte një sqarim mes bashkëmoshataresh, sipas dëshmisë së saj, u kthye shumë shpejt në një situatë dhune. Shkak për përplasjen ishte një akuzë se ajo kishte puthur të dashurin e njërës prej tyre. Një akuzë që ajo e mohon kategorikisht.
Ajo tregon se njërën prej vajzave e kishte shoqe, ndërsa vendin ku u dërgua atë ditë nuk e njihte më parë. Sipas dëshmisë vajza tregon se gjithçka zgjati rreth gjysmë ore. Kur u la e lirë, ajo nuk i tregoi menjëherë familjes se çfarë kishte ndodhur. Shkoi në spital, pasi nuk ndihej mirë. Tregon se kishte shenja në fytyrë, në buzë dhe në kokë dhe se dhimbjet ishin aq të forta sa e kishte të vështirë të qëndronte e shtrirë.
Por, sipas dëshmisë së saj, në spital askush nuk e pyeti për shenjat që kishte në trup apo për mënyrën se si ishin shkaktuar. Por, sipas dëshmisë së saj, momenti i frikës nuk përfundoi me daljen nga spitali. Kur doli, ajo shkoi drejt vendit ku priste autobusin. Sipas saj, vajzat e pritën edhe aty. Këtë herë, grupi ishte më i madh.







