Thursday, August 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta arrin 219 lekë, benzina mbi 2 mijë lekë/litër

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Uncategorized
0
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta arrin 219 lekë, benzina mbi 2 mijë lekë/litër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë.

Prej pasdites të ditës së djeshme çmimi i naftës ka arritur 219 lekë për litër nga 215 lekë që ishte më parë. Nafta është rritur me 4 lekë për litër.

Shtrenjtim të ndjeshëm ka pasur edhe për çmimin e benzinës. Nga 198 lekë për litër, ka arritur 2025 lekë për litër. Rritja e benzinës është me 7 lekë për litër.

Rritja e çmimit të naftës ka reflektuar luhatjet e çmimeve në bursat e huaja.

Çmimi i naftës Platts në bursat e huaja që shërben si bazë përllogaritje për zhdoganimin dhe çmimet vendase ka arritur në 1,450 USD/ Ton nga 1,300 USD/Ton që ishte rreth 5 ditë më parë.

Importuesit vendas parashikojnë se nëse përshkallëzimet e luftës do të vijojnë çmimet e naftës me shumicë do të vijojnë  të rriten. Në këtë situatë sipas tyre e vetmja masa që do të përmbante çmimet është ulja e taksave për naftën.

Edhe sipas analizave të mediave të huaja, çmimet e naftës këtë të enjte u rritën në nivelet më të larta të tre javëve, të nxitura nga shqetësimet si dhe ngërçi lidhur me luftën në Iran, që do të vazhdojë të pengojë furnizimin nga rajoni kryesor prodhues i naftës në Lindjen e Mesme.

Për analistët e tregjeve të huaja shqetësimi kryesor është Hormuzi. Nëse ngushtica mbetet e bllokuar ose konflikti përshkallëzohet, çmimi i naftës Platts mund të shkojë edhe deri 2 mijë USD për ton.

Tregu i naftës mbetet i përqendruar te Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalonte rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) përpara se të fillonte lufta SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.

Po ashtu rritja e Brent mbi 91 dollarë për fuçi tregon se tregtarët po llogarisin një primi më të lartë rreziku.

Ndërkohë, dërgesat e naftës nga portet perëndimore të Rusisë kanë rënë në rreth 2.3 milionë fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të gushtit, 15% më pak se plani fillestar i ngarkimeve, për shkak të ndërprerjeve në portin e Detit të Zi, Novorossiysk./ Monitor

Previous Post

Plagoset me thikë një grua në Delvinë, detajet e para

Next Post

Trafiku dhe aksidentet në Fier, policia rrugore nuk ia del dot e vetme në rrugë

Next Post
Trafiku dhe aksidentet në Fier, policia rrugore nuk ia del dot e vetme në rrugë

Trafiku dhe aksidentet në Fier, policia rrugore nuk ia del dot e vetme në rrugë

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
AKTUALITET

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

by Redaktor Redaktor
August 12, 2026
0

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen...

Read moreDetails
Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

June 20, 2025
Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

August 16, 2026
Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

August 18, 2026
Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

August 14, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht

August 20, 2026
Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, gjykata lë në burg 6 të akuzuarit

Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, gjykata lë në burg 6 të akuzuarit

August 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al