Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Valare, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Valare, ndërsa si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person. I lënduari është transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.







