Saturday, November 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burri masakron me thikë ish-gruan në Durrës, e reja përfundon në spital

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Burri masakron me thikë ish-gruan në Durrës, e reja përfundon në spital
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 10 qershor 2026 në Durrës, pasi në orën 03:00 të mëngjesit, shtetasi E.L, babai i dy fëmijëve ka masakruar me thikën e bukës, ish-gruan e tij, Er… L, teksa kjo qëndronte me qira në një banesë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Gruaja është shtruar në spitalin Ushtarak në gjëndje të rëndë, ndërsa burri është arrestuar pas 1 muaji nga policia e Durrësit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzën e “Vrasjes për shkak të marëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.

Çifti kishte rreth 1 vit që ishte divorcuar dhe jetonin të ndarë nga njëri-tjetri. Por konfliktet mes tyre, ishin agravuar për shkak se mbajtjen e dy fëmijëve e bënte burri. Ndërsa gruaja jetonte e vetme në një shtëpi me qira.

Sipas dëshmisë së burrit, gjatë kësaj kohe gruaja kishte krijuar dhe një lidhje intime me shefin e punës së saj dhe kjo gjë e ka acaruar akoma dhe më tepër.

I pyetur rreth rrethanava të ngjarjes, burri e ka pranuar krimin e rëndë duke thënë në polici se: “…e kam goditur me thikën e bukës pasi ajo më tha që kishte qenë në një lidhje dashurie me shefin, ku ajo punon…”.

Teksa zhvillohej seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, burri i arrestuar ka deklaruar se:
“…ne kishim rreth një vit që ishim ndarë. Dhe i mbaja unë fëmijët dhe nuk kishte ardhur t’i takonte. Unë kisha marrë fëmijët të bënin plazh dhe i thashë fëmijëve ta takonin nënën. Atë ditë që ndodhi ngjarja me tha që do shkonte në punë dhe kishte fikur telefonin. Kur i them që ku ishe me tha: “…nuk të jap llogari…”. Kur vjen në shtëpi në orën 11:00 i them që shko tek shtëpia jote dhe kisha pirë pak. Diskutuam dhe nuk e di si ndodhi pasi isha dhe në gjendje të dehur. Se mbaj mend nëse e kam goditur me thikë. Për mua “arrest në shtëpi” do të ishte më mirë se mbaj fëmijët me punën që bëj në ndërtim…”.

Por ky pretendim është rrëzuar nga prokurori i çështjes, i cili i ka kërkuar gjyqtarit, Ervin Sulaj, të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarin, pasi ai disa kohë më parë rezulton të jetë dënuar për “Dhunë në familje” ndaj gruas së tij…

Ndër të tjera prokurori lexoi dhe dëshminë e gruas, e cila nga ambjenti i spitalit Ushtarak ku ndodhej ka treguar se: “…se ish bashkëshorti ka qenë pranë banesë me mjet që në orën 23:30 dhe rreth orës 03:00 ka shkuar tek banesa dhe e ka goditur duke i thënë që kishte shkuar ta vriste…”.

Dëshmia e saj nuk ka vijuar gjatë, pasi është ndërprerë për shkak të gjëndjes të rënduar shëndetësore. Ndërkohë policia e Durrësit, lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka marrë në pyetje dhe dy komshinjtë e gruas së dëmtuar.  Njëra ka deklaruar se:

“…kanë dëgjuar që rreth orës 03:00 kërkohej ndihmë nga qiraxhija e cila ishte e dëmtuar me thikë dhe e gjakosur dhe ndodhej në katin e parë të banesëse mbuluar e tëra me gjak…”.

Të njëjtat deklarime ka dhënë edhe B.H qeraxhiu i katin të parë në banesën 3 katëshe të shtetases F.B, i cili deklaron se e ka parë të gjithë të gjakosur gruan, e cila jeton një kat mbi të.

Nisur nga këto kushte, gjykata e Durrësit pak ditë më parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për burrin që në 10 qershor 2026, tentoi të vrasë gruan, duke e goditur disa herë me thikë./Nga Elton Qyno Syri.net

Previous Post

Fshehën krimin/ Dy policë dhe një punonjës burgu mes 11 të arrestuarve për vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Next Post

AmCham ngre shqetësime për ligjin e pajisjeve mjekësore: FDA, gjobat dhe periudhat tranzitore

Next Post
AmCham ngre shqetësime për ligjin e pajisjeve mjekësore: FDA, gjobat dhe periudhat tranzitore

AmCham ngre shqetësime për ligjin e pajisjeve mjekësore: FDA, gjobat dhe periudhat tranzitore

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dy të rinj kapen me doza kanabisi pranë shkollave, policia sekuestron edhe automjetin

Dy të rinj kapen me doza kanabisi pranë shkollave, policia sekuestron edhe automjetin

November 21, 2026
“Poshtë diktatura!”, studentët protestojnë aty ku Rama mblodhi socialistët

“Poshtë diktatura!”, studentët protestojnë aty ku Rama mblodhi socialistët

November 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al