Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tentakulat” e deputetit Vasil Llajo “kapin” tenderin 6 mln euro në Spitalin e Traumës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Tentakulat” e deputetit Vasil Llajo “kapin” tenderin 6 mln euro në Spitalin e Traumës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një kompani e themeluar nga deputeti socialist, Vasil Llajo, dhe që aktualisht menaxhohet nga ish-vartës të tij, është shpallur fituese në një tender me fond rreth 6 milionë euro për pajisje ortopedike për Spitalin e Traumës.

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, struktura që ka zhvilluar tenderin, njoftoi në Buletin e Prokurimeve Publike se fitues i procedurës me objekt “Blerje materiale konsumi (implante ortopedike) për Shërbimin e Ortopedisë në SUT”, me fond limit: 575,217,692 lekë, është kompania “Layo” shpk, e mbështetur nga një operator, “Medicamenta”.

Në foto: Vasil Llajo, deputet socialist dhe sipërmarrës
Në foto: Vasil Llajo, deputet socialist dhe sipërmarrës

Në tender kanë marrë pjesë tre konkurentë. Krahas “Layo”, në garë ishin edhe “Ortonet” dhe “Trimed”. Referuar të dhënave zyrtare, ofertat e të tre kompanive ishin shumë pranë fondit limit. Megjithatë, fituese, “Layo” rezultoi me ofertën më të ulët, e cila gjithësesi ishte afërsisht sa 99 përqind e fondit limit. Në foto: Rezultatet e tenderit për pajisjet ortopedike

Në foto: Rezultatet e tenderit për pajisjet ortopedikeKompania “Layo” aktualisht është në pronësi të tre bashkëpronarëve, Ani Hasa, Rudina Karalli dhe Genc Kurani. E krijuar në vitin 2009, kompania “Layo” është kontrolluar për shumë vite nga Vasil Llajo. Këtë e konfirmon edhe emri i shoqërisë, i cili tingëllon ngjashëm me emrin e sipërmarrësit dhe aktualisht deputetit të Partisë Socialiste në pushtet.

Historia e kompanisë

Vasil Llajo ka operuar prej më shumë se dy dekadash në tregun privat farmaceutik, duke pasur në pronësi disa kompani të ndryshme.

Në shkurt të vitit 2025, ai pranoi t’i bashkohej listës së kandidatëve për deputetë të kryeministrit Edi Rama. Vasil Llajo ishte pjesë e listës së qarkut të Vlorës, me angazhim politik në vendlindjen e tij, në Sarandë.

Në përfundim të zgjedhjeve, ai rezultoi fitues, duke iu bashkuar Parlamentit. Për shkak të angazhimit të tij politik, Vasil Llajo vendosi të shesë disa prej kompanive të tij. Mes tyre ishte edhe shoqëria “Layo” shpk.

Në 23 qershor 2025, vetëm pak ditë pasi ishte konfirmuar rezultati i tij pozitiv në zgjedhjet e përgjithshme, sipërmarrësi Vasil Llajo shet kompaninë “Layo” për shumën 150 milionë lekë të reja (më shumë se 1.5 milionë euro).

Në foto: Vasil Llajo shiti “Layo” shpk, pasi fitoi mandatin e deputetit
Në foto: Vasil Llajo shiti “Layo” shpk, pasi fitoi mandatin e deputetit

Sipas dokumentave zyrtare, blerësja ishte Argita Bojaxhiu, e lindur në Berat, por që rezulton me aktivitet në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

Pas ndryshimit të pronësisë, “Layo” shpk vijoi të merrte tendera publike. Për shkak të ndryshimit të pronësisë, situata nuk përbënte formalisht konflikt interesi, përsa kohë që Vasil Llajo kishte hequr dorë me letra nga shoqëria.

Në nëntor 2025, pronarja e re, Bojaxhiu vendos ta ri-shesë kompaninë “Layo”. Vlera e transaksionit ishte sërish 150 milionë lekë të reja, po aq sa ajo e kishte blerë më herët nga Vasil Llajo.

Blerësit e rinj dhe pronarët aktualë janë Ani Hasa, me 50 përqind të aksioneve, si edhe Rudina Karalli dhe Genc Kurani, me nga 25 përqind secili.

“Njeriu i Llajos” bleu kompaninë

Aksionarja maxhoritare, Ani Hasa, është një bashkëpunëtore e ngushtë e themeluesit dhe ish-pronarit jetë-gjatë të “Layo” shpk, Vasil Llajo.

Në foto: Pronarja Ani Hasa ka qenë vartëse e Vasil Llajos tek “Layo” shpk
Në foto: Pronarja Ani Hasa ka qenë vartëse e Vasil Llajos tek “Layo” shpk

 

Zonja Hasa ka mbajtur më herët pozicionet e drejtoreshës së Financës dhe më tej Administratores së kompanisë, kur ajo ishte në pronësi zyrtare të deputetit aktual të Partisë Socialiste, Vasil Llajo.

Në një dokument të konsultuar nga “Boldnews.al”, që mban datën 3 mars 2023, thuhet: “Ortaku i vetëm i “Layo” shpk, Vasil Llajo, vendos emërimin e znj. Ani Hasa në pozicionin e Administratores së shoqërisë”.

Zonja Hasa e ka mbajtur këtë detyrë për një shumë se 18 muaj, deri në nëntor 2024. Tashmë, ajo është rikthyer në pozicionin e ortakes kryesore, me 50 përqind të aksioneve, në shoqërinë kur dikur ishte vartëse e pronarit Vasil Llajo./Boldnews

Previous Post

Bushati “godet” reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s’ka kërkuar shkrirje bashkish

Next Post

Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur

Next Post
Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur

Pesë vite afat për Ohrin: UNESCO paralajmëron se degradimi nuk është ndalur

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al