Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë intensifikuar hetimet në kuadër të dosjes “Aruba”, që lidhet me një grup të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash përmes investimeve në Shqipëri.

Në kuadër të këtij hetimi, me autorizim të Gjykatës, hetuesit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), ku janë sekuestruar dhjetëra dosje që lidhen me kompani të përfshira në hetim. Burime bëjnë me dije se dokumentacioni i sekuestruar përfshin praktika për leje ndërtimi të kullave, resorteve turistike dhe projekteve të shpallura si investime strategjike.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal, pjesë e të cilit dyshohet se janë biznesmeni Artur Shehu, Artur alias Luçiano Koçeku, Alfredo Hamzai, Ilir Shtufi, Orest Sota dhe Orgest Birçaj, dyshohet se ka investuar të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në sektorin e ndërtimit, turizmit dhe biznese të tjera, me qëllim pastrimin e parave.

Sipas Weblajm, dosjet e sekuestruara lidhen me projekte ndërtimi në disa prej zonave më të kërkuara të vendit, si Palasa, Gjiri i Lalzit, Vlora, Tirana dhe zona të tjera të bregdetit shqiptar.

Çështja Aruba

Gjatë muajit Qershor, SPAK lëshoi masa sigurie për një sërë biznesmenësh, që dyshohet se pastronin paratë e trafikut të drogës nga Amerika Latine, përmes ndërtimeve në Shqipëri. Goditja u krye pas informacioneve të marra nga disa vende evropiane, kryesisht Anglia, Spanja apo Belgjika.

SPAK goditi grupet kriminale të drejtuara nga Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, që mbytën kontinentin me kokainë ndërsa miliardat i pastronin në Shqipëri në bashkëpunim me Shehun, Shtufi, Birçajn apo Sotën.

Në vendimin voluminoz, të Gjykatës sës Posaçme, dosja niste me takimet e dokumentuara të bosëve të drogës në vende si Antverp Belgjikë, Majorka Spanjë apo edhe në më të famshmin prej të gjithevë, ‘samiti’ në ishullin e Arubas në antilet holandeze.

Në takimet, të cilat janë zhvilluar në vitet 2018-2021, kryesisht sipas SPAK është biseduar në kuadër të veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, por edhe për investime në Shqipëri.

Sa i takon samitit të Arubës, ka pasur vazhdimishr akuza për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë. Sali Berisha, kreu i PD, ka konfirmuar qëndrimin e tij, se në këtë samit kanë qenë Engjëll Agaçi, asokohe numri dy i kryeministrisë, Damian Gjiknuri dhe Ergys Agasi, aktualisht i shpallur në kërkim për dosjen e AKSHI-t.

Previous Post

“Një trëndafil për Enrikun”, miq e familjarë zhvillojnë homazhe në bregdet për gazetarin që humbi jetën

Next Post

Moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar

Next Post
Moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar

Moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al