Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 14 janar 2020, autoritetet spanjolle zhvilluan një operacion antidrogë në Barcelonë, gjatë të cilit u arrestuan Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Gian Luca Ciprian dhe Enton Ahmataj. Gjatë operacionit u sekuestruan 441 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë.

Sipas vendimit gjyqësor dhe qëndrimit të palëve, rezulton e provuar se Njësia Qendrore e Drogës dhe Krimit të Organizuar (U.D.Y.C.O. Central) pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare të Spanjës, në kuadër të bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar kundër trafikut të narkotikëve, mori informacion nga Agjencia Amerikane Kundër Drogës (DEA) për ekzistencën e një rrjeti kriminal që vepronte nga Spanja dhe po përgatiste një ngarkesë kokaine me destinacion Barcelonën.

Sipas autoriteteve, shpërndarësit e drogës ishin një grup shtetasish shqiptarë me bazë në Barcelonë, ndërsa një nga organizatorët kryesorë të dyshuar ishte Dashamir Shera.

Më 18 nëntor 2019, përmes zyrës së DEA-së në Karaibe, u zhvillua një operacion gjatë të cilit u sekuestruan rreth 441 kilogramë kokainë, e destinuar për t’u futur në territorin spanjoll. Lënda narkotike u transportua fillimisht në zyrën e DEA-së në Barbados më 19 nëntor 2019 dhe, po atë ditë, u dërgua në Divizionin Qendror të DEA-së në San Juan, Porto Riko, ku u ruajt nën masa sigurie.

Mbi bazën e drogës së sekuestruar, autoritetet propozuan realizimin e një operacioni të fshehtë me dorëzim të kontrolluar në Spanjë. Operacioni u zhvillua me pjesëmarrjen e agjentëve të infiltruar të Policisë Kombëtare Spanjolle, me qëllim koordinimin e dorëzimit të kontrolluar të ngarkesës tek të dyshuarit, të cilët prisnin ta merrnin atë në Barcelonë pa pasur dijeni për ndërhyrjen policore që ishte në zhvillim.

DEA amerikane luajti një rol kyç në goditjen e një rrjeti të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, duke u prishur planet trafikantëve shqiptarë përmes një operacioni të sofistikuar me dorëzim të kontrolluar. Kjo rezulton nga dosja hetimore “Black Eagle”, të cilën InfoNews e ka siguruar.

Sipas dokumenteve hetimore, gjithçka nisi pasi DEA sekuestroi rreth 441 kilogramë kokainë në Karaibe, ngarkesë që kishte si destinacion Barcelonën. Në vend që droga të zhdukej nga qarkullimi, autoritetet amerikane dhe ato spanjolle organizuan një operacion të fshehtë, duke përdorur agjentë të infiltruar për të identifikuar dhe arrestuar pritësit e ngarkesës në Spanjë.

Më 14 janar 2020, operacioni kulmoi në Barcelonë me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe çmontimin e rrjetit.

Në dosjen “Black Eagle” janë administruar edhe biseda të përgjuara mes personave të përfshirë, të cilat tregojnë momentin kur ata kuptojnë se operacioni ishte organizuar nga DEA.

Në një nga komunikimet thuhet:

“I huma nja 50 buk dje.”

“Ca thu?”

“Po po.”

“Mi patën fut vlonjatët nga Brazili për në Spanjë me anije, kështu që i marrin në ujë.”

“Kjo anija e Spanjës që i solli paskan qenë DEA.”

Në vijim të bisedës, njëri prej bashkëbiseduesve shprehet se ngarkesa kishte mbërritur në Spanjë dhe se gjithçka dukej normale, ndërsa më pas shton:

“I sollën në Spanjë, u thanë i nxorën, çdo gjë në rregull.”

Sipas përgjimeve të përfshira në dosje, personat e dyshuar flasin edhe për humbjet financiare që u shkaktoi operacioni, duke pretenduar se organizatorëve shqiptarë u ishte kërkuar pagesë për nxjerrjen e ngarkesës, ndërsa droga nuk mbërriti kurrë në duart e tyre.

Në një tjetër fragment të bisedës thuhet:

“I kërkun lek për daljen. Vlonjatëve u thanë nuk duam mall. Hyni borxh ai i shkreti.”

Përgjimet përshkruajnë edhe momentin final të operacionit, ku të dyshuarit pretendojnë se në vend të ngarkesës me drogë, në automjet ndodheshin agjentët e infiltruar të DEA-s.

“Kur i sollën furgonin, gjoja sikur kishte mall, brenda ishte plot me agjentë të DEA. Të gjithë të infiltrum.”

Këto komunikime janë pjesë e materialit hetimor të administruar në dosjen “Black Eagle” dhe pasqyrojnë mënyrën se si të dyshuarit e perceptonin operacionin e autoriteteve amerikane dhe spanjolle pas dështimit të trafikut të kokainës.

Previous Post

Shqiptarët fitojnë vend në hartën zyrtare të New York-ut, polemika për përjashtimin e “Little Italy”

Next Post

Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Next Post
Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dorëheqja e Adriatik Kupit/ Kush pritet të marrë drejtimin e “Burgjeve”

Dorëheqja e Adriatik Kupit/ Kush pritet të marrë drejtimin e “Burgjeve”

October 12, 2026
PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale

PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al