Sunday, October 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohet skema e tjetërsimit të tokave shtetërore, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Zbulohet skema e tjetërsimit të tokave shtetërore, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër skemë e dyshuar për tjetërsimin e pronave shtetërore është zbuluar në Durrës, duke çuar në vendosjen e 12 masave të sigurisë ndaj ish-funksionarëve të Hipotekës dhe personave që dyshohet se kanë përfituar prona në mënyrë të paligjshme.

Hetimi disa-vjeçar i Prokurorisë së Durrësit ka nxjerrë dyshime për falsifikim dokumentesh, mashtrim, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Autoritetet po vijojnë verifikimet për mënyrën e regjistrimit dhe kalimit të pronave.

Sipas dosjes hetimore, problemet janë evidentuar gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Drejtorinë Vendore të Kadastrës Durrës. Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 rezultuan pa problem, ndërsa 908 regjistra u konstatuan me dëmtime ose ndërhyrje të dyshuara, përfshirë faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara apo të vendosura jashtë rendit kronologjik.

Prokuroria dyshon se këto ndërhyrje në dokumentacion mund të jenë përdorur për manipulimin e të dhënave të pronësisë dhe kalimin e pasurive shtetërore në favor të subjekteve private. Masat e sigurisë përfshijnë arrest me burg për 4 persona, arrest në shtëpi për 4 të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për 4 persona të tjerë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, mashtrimin dhe shpërdorimin e detyrës.

Lista e plotë:

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje,  i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Previous Post

Agim Zeqo drejt arrestimit, pastroi paratë e drogës me Ilir Shtufin në kulla

Next Post

Ekskluzive/ Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

Next Post
Ekskluzive/ Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

Ekskluzive/ Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“A di t’a drejtosh edhe helikopterin?”/ Momenti viral mes Erdogan dhe komisioneres së BE-së

“A di t’a drejtosh edhe helikopterin?”/ Momenti viral mes Erdogan dhe komisioneres së BE-së

October 11, 2026
Ballkani po rilidhet përmes asfaltit dhe hekurudhave

Ballkani po rilidhet përmes asfaltit dhe hekurudhave

October 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al