Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitesh, Shqipëria ka një ligj për të drejtën e informimit, i cili në letër detyron institucionet publike të japin informacion për qytetarët dhe mediat.

 

Ligji është bërë për një arsye të thjeshtë: Që institucionet të mos sillen si pronarë të informacionit publik dhe çdo qytetar apo gazetar të ketë mundësi të mësojë çfarë ndodh me një tender, fond, projekt, procedurë apo ngjarje me interes publik.

 

Dikur, shumë institucione as nuk e vrisnin mendjen për këtë ligj. Nuk përgjigjeshin fare. Por rruga drejt BE-së, presioni i organizatave, ambasadave dhe nevoja për të plotësuar disa kritere, i detyroi të paktën të kthenin përgjigje.

 

Vetëm se tani i kanë gjetur çelësin edhe kësaj pune: Përgjigjen, por pa dhënë përgjigje.

 

Ti i pyet për një tender, ata të thonë se “është zhvilluar sipas procedurave ligjore”. A thua se gazetari po pyet nëse tenderi është bërë me kriteret e Kanunit të Maleve.

 

Kështu ka vepruar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në një përgjigje të kthyer përSkyweb.al lidhur me tenderët e jelekëve antiplumb dhe pajisjeve mbrojtëse të efektivëve.

Kërkesa u bë pas vrasjes tragjike të efektivit Enea Mekolli në Maliq dhe deklaratës së kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, se plumbi fillimisht kishte çarë antiplumbin e policit dhe më pas kishte depërtuar në trup, duke i shkaktuar vdekjen.

Pra, nuk po flitej për një kuriozitet dosido. Po flitej për pajisjet që duhet të mbrojnë jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit në operacione të rrezikshme.

Skyweb.al pyeti Policinë se si blihen jelekët antiplumb, çfarë standardi përdorin efektivët në operacione të rrezikshmërisë së lartë, sa tenderë janë zhvilluar në 5 vitet e fundit, cilat kompani kanë fituar, çfarë standardi mbrojtjeje kanë jelekët, sa është afati teknik i përdorimit dhe nëse pajisjet aktuale janë ende brenda këtij afati.

Pyetje të thjeshta, që lidhen me jetën e policëve.

Por përgjigjja e Policisë së Shtetit ishte një model se si mund të tallesh me ligjin, me median dhe me publikun, duke përdorur logo dhe vulë zyrtare.

Policia thotë se blerja e jelekëve antiplumb bëhet përmes procedurave të prokurimit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, konkretisht me ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe VKM-në për mjetet e përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit.

Policia thotë gjithashtu se përdor armatim dhe pajisje speciale “të certifikuara sipas standardit NATO/BE”

Cili standard konkret? Çfarë niveli mbrojtjeje? Çfarë kategorie antiplumbi? Asnjë përgjigje.

Për tenderët, institucioni thotë se janë zhvilluar “disa procedura prokurimi” në vitet 2021, 2024 dhe 2025.

Sa tenderë? Me çfarë vlere? Kush i fitoi? Çfarë u ble? Me çfarë specifikimesh? Asgjë.

Për afatin teknik, Policia thotë se jelekët antiplumb kanë përdorim deri në 10 vjet, në varësi të llojit dhe specifikimeve teknike.

Po specifikimet ku janë? Lloji ku është? Data e blerjes ku është?

Në fund, Policia deklaron se jelekët aktualisht në përdorim janë brenda afatit teknik dhe brenda standardeve të kërkuara.

 

Por duket se standardi i ri i Policisë së Shtetit është të kthesh përgjigje për të mos dhënë informacion.

 

Redaksia i është drejtuar edhe më parë Policisë së Shtetit me kërkesa të ngjashme për informacion, por kjo është hera e parë që merr një përgjigje kaq tallëse, kaq bosh dhe kaq shpërfillëse.

Dhe kjo ndodh nën drejtimin e Skënder Hitës.

Largimi i Ilir Prodës dhe bashkë me të edhe “Kumbarit” të tij nga jeta publike dha një fije shprese se gjërat mund të shkonin për mirë në këtë institucion. Por, siç ka thënë dikur edhe kryeministri, “sistemi të prish”.

Këtu tallja ka arritur kulmin. Në gjuhën e memeve që janë sot në qarkullim, kjo është një tallje me “Bet 500”.

Dhe meqë jemi te lojërat e fatit, ato kanë pushtuar çdo cep të Tiranës, por shefat e Policisë mesa duket nuk shohin nga ajo anë. Kjo, megjithatë, është temë për një raportim tjetër.

Ligji për të drejtën e informimit parashikon edhe një hallkë tjetër në raste të tilla: Ankimimin te Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

 

Por, siç ka treguar eksperienca e muajve të fundit, edhe ky institucion duket se ka dalë nga funksioni i tij dhe nuk merret më me çështje “kaq të vogla”./skyweb.al

Tags: policiaSkënder Hita
Previous Post

Koçeku shpërthen ndaj Ramës: Kjo qeveri nuk e ndryshon dot Shqipërinë

Next Post

Malta sekuestron ngarkesën me ushqime nga Shqipëria:Pa dokumente dhe pa kontroll temperature

Next Post
Malta sekuestron ngarkesën me ushqime nga Shqipëria:Pa dokumente dhe pa kontroll temperature

Malta sekuestron ngarkesën me ushqime nga Shqipëria:Pa dokumente dhe pa kontroll temperature

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
AKTUALITET

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

by Redaktor Redaktor
August 12, 2026
0

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen...

Read moreDetails
Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

August 16, 2026
Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

June 20, 2025
Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

August 18, 2026
Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

August 14, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Produktiviteti i punës në Shqipëri pësoi rënie në 2025, e fundit në Ballkan

Produktiviteti i punës në Shqipëri pësoi rënie në 2025, e fundit në Ballkan

August 18, 2026
“Po përgatiten monedha dhe pasaporta”/ Media franceze: Hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri

“Po përgatiten monedha dhe pasaporta”/ Media franceze: Hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri

August 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al