Thursday, November 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali i dytë me helmimin, kompania ‘lan duart’: Është faji i kushteve higjieno-sanitare tek Akademia e Sigurisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Skandali i dytë me helmimin, kompania ‘lan duart’: Është faji i kushteve higjieno-sanitare tek Akademia e Sigurisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania e kateringut “SORI-AL” ka reaguar pas rastit të dytë të helmimeve që ndodhi sot në Akademinë e Sigurisë, ku 60 kursantë u paraqitën në spital e simptoma helmimi, që dyshohet se ka ardhur nga ushqimi.

Në deklaratën e saj, kompania heq përgjegjësinë nga vetja duke ngritur dyshime se disa nga kursantët mund të kenë konsumuar ushqime të sjella nga jashtë sistemit të kontraktuar të furnizimit, duke e cilësuar këtë si një element që duhet të jetë pjesë e hetimit.

Në të njëjtën kohë, “SORI-AL” mbron reputacionin e saj duke deklaruar se përgatit dhe shpërndan mbi 1.000 racione ushqimore në ditë dhe se operon prej më shumë se 23 vitesh në sektorin e kateringut për institucionet publike.

Kompania fajëson Akademinë e Sigurisë për mungesën e kushteve bazë higjieno-sanitare.

“Kjo është hera e dytë që raportohet një episod i tillë në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Pikërisht për këtë arsye, edhe pas ngjarjes së muajit maj, Shoqëria “SORI-AL” Sh.p.k mori masa të shtuara kontrolli dhe monitorimi të proçesit të prodhimit, transportit, shpërndarjes dhe konsumimit të ushqimit, duke forcuar autokontrollin dhe mbikëqyrjen në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.

Në këtë kuadër, i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të Akademisë së Sigurisë që, krahas hetimit të kësaj ngjarjeje, të forcojnë monitorimin e respektimit të rregullave për konsumimin e ushqimit brenda institucionit, duke garantuar që të mos futen dhe konsumohen produkte ushqimore nga burime të pakontrolluara.

Po ashtu, nga monitorimet dhe verifikimet e kryera nga stafi ynë gjatë ofrimit të shërbimit është konstatuar se procesi i konsumimit të ushqimit zhvillohet në kushte ku mungojnë disa elementë bazë të kushteve higjieno-sanitare, si mundësia për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent përpara konsumimit të vakteve. Gjithashtu, është vërejtur se në shumë raste studentët paraqiten për konsumimin e ushqimit menjëherë pas përfundimit të stërvitjes”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kjo është hera e dytë që përsëritet skandali, pasi në muajin maj të këtij viti 52 studentë të Akademisë u helmuan pasi konsumuan vaktin e drekës të shërbyer nga “SORI-AL”.

Dokumenta bashkëngjitur

Tags: Kompania e kateringut “SORI-AL”
Previous Post

Aksident pranë Urës së Milotit, 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Next Post

PS refuzon kërkesat e protestuesve, rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat

Next Post
PS refuzon kërkesat e protestuesve, rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat

PS refuzon kërkesat e protestuesve, rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

November 17, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

November 19, 2026
Gazetari denoncon dy deputetët e PS: Më ofenduan dhe kërcënuan pse po fotografoja në Kuvend

Gazetari denoncon dy deputetët e PS: Më ofenduan dhe kërcënuan pse po fotografoja në Kuvend

November 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al