Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhdukja e Eglant Koçit, dyshohet se makina me trupin e pajetë u transportua me karrotrec drejt Ibës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Zhdukja e Eglant Koçit, dyshohet se makina me trupin e pajetë u transportua me karrotrec drejt Ibës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi kanë nxjerrë në dritë detaje të reja që mund të hedhin dritë mbi lëvizjet e autorit të dyshuar, Armand Shakaj, i shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, ekzistojnë dyshime se Shakaj ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës, në përpjekje për të shmangur kontrollet dhe për të fshehur gjurmët. Hetuesit dyshojnë se në automjet mund të ketë ndodhur edhe trupi i 34-vjeçarit.

Nga verifikimet e kamerave të sigurisë rezulton se lëvizja e mjetit është kryer më 6 qershor, ndërsa kontaktet e fundit të Koçit me familjarët datojnë më 4 qershor. Kjo ka ngritur dyshime se trupi i tij mund të jetë mbajtur për një kohë të caktuar brenda automjetit para se të transportohej.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit, i cili ka deklaruar se mjetin e ka transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi i ishte thënë se kishte pësuar defekt. Sipas dëshmisë së tij, ai nuk kishte dijeni për përmbajtjen e automjetit dhe më pas është larguar nga vendi.

Ndërkohë, në ambientet ku dyshohet se Koçi është mbajtur para zhdukjes janë gjetur gjurmë që dyshohet se lidhen me përdorimin e armëve, ndërsa ekspertët po presin rezultatet laboratorike për të përcaktuar natyrën e tyre.

Hetimet po përqendrohen paralelisht në dy drejtime: gjetjen e trupit të Eglant Koçit në disa zona të vendit dhe lokalizimin e Armand Shakajt, i cili vijon të jetë në arrati. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se i dyshuari ka ndryshuar disa herë numrat e telefonit gjatë ditëve të fundit, çka konsiderohet si përpjekje për të shmangur gjurmimin nga autoritetet.

Tags: Ibësmakinatrupin e pajetëu transportua me karrotrecZhdukja e Eglant Koçit
Previous Post

Antimitingu përballë protestës qytetare, Rama bën ‘naivin’: S’është provokim, nuk mund ta spostonim

Next Post

Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e Ramës: Socialistët e vërtetë janë në shesh, jo në antimitingun e korrupsionit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al