Sunday, August 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e Ramës: Socialistët e vërtetë janë në shesh, jo në antimitingun e korrupsionit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e Ramës: Socialistët e vërtetë janë në shesh, jo në antimitingun e korrupsionit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arta Dadeka refuzuar medaljen dhe ftesën për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Edi Rama, duke lëshuar një mesazh të fortë kundër kryeministrit dhe drejtimit aktual të Partisë Socialiste.

Ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste deklaron se socialistët e vërtetë nuk gjenden në “antimitingun e thirrur nga lart”, por në sheshin ku prej 13 ditësh rinia po proteston.

Në një reagim të fortë, Dade e cilëson tubimin e thirrur nga Rama si simbol të “tjetërsimit” të PS-së.

“Sot, socialistët e vërtetë, ata që u rritën me idealet e drejtësisë shoqërore, nuk gjenden në antimitingun e thirrur “nga lart”. Ata janë aty ku ka qenë gjithmonë shpirti i të majtës, në sheshin ku prej 13 ditësh rinia po proteston për dinjitet. Ai shesh që kërkon të mbushë sot zoti Rama nuk përfaqëson historinë e saj, por tjetërsimin e saj.

Vendi im sot është aty ku kam qenë gjithmonë dhe e di që sot flas në emër të çdo socialisti që nuk e ka shitur kujtesën. Refuzimi im i sotëm është ndaj tij dhe ndaj antimitingjeve të korrupsionit e të fasadës, të cilat i përkulen vetëm parasë e pushtetit, dhe harrojnë gjakun e derdhur në bulevard”, shprehet Dade në reagim.

Dade akuzon Ramën se po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare si destabilizuese, ndërsa sipas saj protestat kanë kërkesa sociale dhe përfaqësojnë vlerat tradicionale të së majtës.

Në fund të reagimit, ajo sulmon ashpër edhe ish-figurët e PS-së që kanë zgjedhur të marrin pjesë në antimiting, duke i akuzuar se janë kthyer në “dekor” të pushtetit dhe se kanë bërë kompromis me korrupsionin.

“Z.Rama po përpiqet ta shesë revoltën e rinisë si një lëvizje destabilizuese, por e vërteta është krejt ndryshe. Mbi të gjitha, kjo protestë nuk është kundër së majtës. Përkundrazi, ajo ka kërkesa thellësisht të majta dhe sociale, kërkesa për barazi, për mundësi, për mbrojtjen e atyre që kjo qeverisje i ka lënë pas dore. 

Por së fundmi, në trupin e kësaj partie janë rritur tumore të rrezikshme, korrupsioni galopant, klientelizmi dhe së fundmi arroganca e pushtetit absolut. ​Diferenca historike e PS-së ka qenë aftësia e saj për vetëkorrigjim. Socialistët e vërtetë janë vetëpastruar përmes vullnetit, idealeve dhe zërit kritik, jo përmes duartrokitjeve servile nëpër anti mitingje të rreme. ​Në këtë ndarje të madhe epokale, është e dhimbshme dhe zhgënjyese të shohësh disa ish-përfaqësues të Partisë Socialiste, njerëz me të cilët kemi ndarë beteja të vështira, që sot do rreshtohen në atë antimiting. Të vjen vërtet keq për rënien e tyre morale. ​Është e trishtueshme të konstatosh se si këto figura që dikur kishin zë, sot pranojnë të përdoren si dekor, të nxitur nga interesa të vogla, meskine të çastit.

Nuk përfaqësojnë më asgjë veçse kompromisin e tyre personal me të keqen. Duke pranuar të bëhen mburojë e korrupsionit, ata kanë dorëzuar dinjitetin e tyre përpara historisë së kësaj partie, duke zgjedhur të jenë në anën e gabuar të sheshit dhe të kohës. Shqipëria ka sot nevojë për një të majtë të rilindur mbi idealet e saj fillestare. Ka nevojë për një shpallje platforme për të rikthyer shtëpinë ideologjike të së majtës te njerëzit. Ka nevojë për një organizatë politike me moral, me integritet dhe me sytë nga populli, jo nga xhepat. Ora e këtij rikthimi ka trokitur!”, përfundon Dade.

Tags: antimitingun e korrupsionitArta Dadeftesënrefuzon medaljensocialistettubimin e Ramës
Previous Post

Zhdukja e Eglant Koçit, dyshohet se makina me trupin e pajetë u transportua me karrotrec drejt Ibës

Next Post

Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje

Next Post
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje

Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
Uncategorized

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot

by Redaktor Redaktor
July 28, 2026
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti...

Read moreDetails
Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

July 31, 2026
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 2, 2026
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

July 26, 2026
SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

July 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTOT/ 1.200 m² dhe me vlerë 2.6 mln euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë

FOTOT/ 1.200 m² dhe me vlerë 2.6 mln euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë

August 2, 2026
“Qarje halli” apo rebelim brenda PS? Rama ironizon reformën, por kryebashkiakët e tij i dalin kundër hartës së re

“Qarje halli” apo rebelim brenda PS? Rama ironizon reformën, por kryebashkiakët e tij i dalin kundër hartës së re

August 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al