Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, pranë zonës së Mbrostar Urës, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.
Sipas informacioneve paraprake, mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim kur janë përfshirë në aksident.
Mes të plagosurve ndodhen edhe dy turistë të huaj, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Burime spitalore bëjnë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme.








