Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë pas marrjes së drejtimit të kuqezinjve, duke zbuluar emocionet, ambiciet dhe filozofinë që synon të sjellë te Shqipëria.
Tekniku italian vlerësoi rritjen e futbollit shqiptar ndër vite, ndërsa theksoi se dëshiron të ndërtojë një skuadër me karakter, ndjenjë të fortë përkatësie dhe mentalitet fitues.
Në rrëfimin për FSHF TV, Maran foli edhe për kontaktet me Gianni De Biasi, raportin me presidentin Armand Duka dhe pritshmëritë e tij për aventurën e re në krye të kuqezinjve.








