Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE për Shqipërinë: Faza më e vështirë zbatimi i reformave

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
BE për Shqipërinë: Faza më e vështirë zbatimi i reformave
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria kaloi të martën (26.05) një tjetër fazë kyçe në rrugën drejt Bashkimit Europian. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së konfirmoi përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themeloret”, që përfshin drejtësinë, të drejtat themelore, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Por krahas vlerësimeve për progresin në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, Bashkimi Europian dha mesazhin e qartë se faza më e vështirë nis tani, ajo e zbatimit të reformave.

Në konferencën në Bruksel, komisionerja europiane për zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi reformën në drejtësi si një nga elementët kryesorë të progresit në negociata. Ajo vlerësoi procesin e vettingut dhe ngritjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. “Kemi parë vettingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucion flamurtar antikorrupsion që ka vërtetuar që mund të japë rezultate dhe që mund të bëhet institucioni më i besueshëm në Shqipëri” – u shpreh Kos.

Komisionerja europiane theksoi se përmbushja e objektivave të ndërmjetme nuk përbën fundin e procesit, por hyrjen në një fazë ku kërkohen rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.”Në momentin që plotësohen kushtet, ky është momenti për të intensifikuar punën. Pritet progres i mëtejshëm” – tha komisionerja. Më shumë se 95% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin tuaj në BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt” – shtoi Kos.

Ambasadorët në Tiranë: Drejtësia përcakton rrugën drejt BE-së

 

Nga Tirana, ambasadori gjerman, Karl Bergner përshëndeti përmbushjen e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret”, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave europiane. Kësisoj hapat përpara në lëmin e “Fundamentals” përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së” – deklaroi ambasadori Bergner, teksa shtoi se Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori holandez Reinout Vos, i cili tha se miratimi i objektivave të ndërmjetme shënon një pikënisje për fazën e ardhshme të reformave.”Respekti për pavarësinë e gjyqësorit dhe përpjekjet e papenguara kundër korrupsionit, përfshirë rastet e nivelit të lartë, janë parakushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE” – thuhet në reagimin e ambasadorit holandez.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat në qershor 2014. BE-ja mbajti konferencën e saj të parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022./ DW

Tags: bekomisionerMARTA KOS
Previous Post

‘Pika e kthesës po afron’/ Më shumë se 4 vite luftë, gjenerali ukrainas: Rusia është e lodhur

Next Post

Rolando Maran jep intervistën e parë si trajner i Shqipërisë

Next Post
Rolando Maran jep intervistën e parë si trajner i Shqipërisë

Rolando Maran jep intervistën e parë si trajner i Shqipërisë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al