Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“S’ka lek se s’kena ba pun…”/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“S’ka lek se s’kena ba pun…”/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

PAK ka lëshuar urdhër arresti për Jetmir Pepën, i njohur si “Mir Pepa”, person me precedentë penalë, i cili prej muajsh rezulton në kërkim.

Pepa në publik është paraqitur si biznesmen dhe figurë e lidhur me jetën e natës, por dosja hetimore ka paraqitur një realitet tjetër.

Sipas dosjes hetimore në qendër janë përgjimet e bisedave të tij me dy motrat Berisha, të mbushura me tensione, borxhe dhe përplasje për para.

Bisedat mes tyre janë të ashpra dhe zbulojnë një situatë të rënduar financiare mes palëve. Bisadat mes tyre tregojnë për akuza të ndërsjella dhe pakënaqësi të forta mbi prioritetet financiare

Pjesë nga bisedat:

“Na duhen lekë… s’kemi ba punë”

Gjatë bisedave presioni për para del hapur në komunikimet me motrat Berisha:

“Sa lek jeni borgj… dun lek prap… na duhen lekt… ska lek se s’kena ba pun!!”

Ky fragment pasqyron një gjendje të vështirë ekonomike, ku mungesa e të ardhurave dhe borxhet dominojnë çdo diskutim. Në përgjime dalin edhe referenca për pagesa specifike, ku përmendet edhe emri i Pjerin Ndreut:

“300 euro duhen me marr punën… duhen 300e me ja dhan Pjerinit…”

Këto biseda ngrenë pikëpyetje mbi natyrën e “punëve” që kërkojnë pagesa paraprake, ndërsa përmendja e këtij emri e bën çështjen edhe më sensitive. Një tjetër fragment nxjerr në pah kontrastin mes aseteve dhe mungesës së likuiditetit:

“Token e kena peng 100 hektar… nuk i ka lekt… duhen lekt tani…”

Edhe pse përmenden prona të konsiderueshme, situata reale duket e rënduar nga mungesa e parave cash. Tensionet mes Pepës dhe motrave Berisha janë të dukshme edhe në përplasjet për mënyrën e shpenzimit të parave:

“Ju keni menjen veç me pagu lekt gjysma për ato badigardat… duhet me i ba vet punët…”

“Në hall për lekë… duke kërkuar borxh”

Situata përshkruhet edhe më qartë në një tjetër fragment:

“Kan ra në hall për lek… tu shku tu marr pun në çdo ven… tu kërku lek borxh…”

Kush është Jetmir Pepa

Jetmir Pepa është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, motrës së Antonela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit 2024

Pepa është një personazh me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim më herët pas një sherri me armë në një koncert.

Ai rezulton në kërkim nga Policia e Tiranës pas ka qëlluar me armë zjarri në Parkun Olimpik në një koncert festiv natën e ndërrimit të viteve.

Pas një sherri, Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në mes të koncertit, ku po festohej nata e ndërrimit të viteve dhe më pas është largua. Teksa Pepa ka qëlluar me armë, në skenë po performonte reperi Stresi.

Koncerti mbahej në sallën e Parkut Olimpik në rrugën “Liman Kaba” në Tiranë dhe ishte marrë me qira nga Cinco Cavalli Group.

Previous Post

Video-skandal në qelinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkool e drogë

Next Post

Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD. Berishës nuk ja lejon statuti kandidimin

Next Post
Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD. Berishës nuk ja lejon statuti kandidimin

Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD. Berishës nuk ja lejon statuti kandidimin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al