Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD. Berishës nuk ja lejon statuti kandidimin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD. Berishës nuk ja lejon statuti kandidimin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj. Sela shkruan se njoftimin për skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, teksa e konsideron të papranueshme.

Ajo shton se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së.

Sela u shpreh se i vetmi person që nuk përmbush kriteret e Statutit është Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas Statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit.

“Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër”, tha ajo.

Sela u kërkon ndihmë mediave që Partia Demokratike të mos shkatërrohet, por të demokratizohet.

Ajo thekson se “eliminimi ynë, si pesë rivalë në garë – Evi Kokalari, Alesia Balliu, Ervin Salianji dhe Vladimir Mula – përbën një atentat kundër demokracisë brenda partisë”.

Reagimi i plotë:

Unë, Mereme Sela, kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njoftoj opinionin publik se zgjedhjet për kryetar dhe procedurat përkatëse po manipulohen.

Për këto arsye, vendosa:

1. T’i drejtohem Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pezullimin e procesit zgjedhor, si të paligjshëm, të padrejtë, të pabarabartë dhe në kundërshtim me statutin e PD-së, të miratuar nga Kuvendi dhe të njohur nga gjykata.

2. Ti drejtohem SPAK për hetimin e proçesit të korruptuar zgjedhor në Partinë Demokratike nga i pandehuri Sali Berisha i cili është në akuzë edhe për vepra të tjera penale.

3. T’u drejtohem Ambasadës së SHBA-së, Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së për t’i informuar dhe për t’u kërkuar ndihmë, pasi ish-kryetari Sali Berisha ka marrë peng partinë dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

4. T’u drejtohem mediave për të na ndihmuar që Partia Demokratike të mos shkatërrohet, por të demokratizohet. Eliminimi ynë, si pesë rivalë në garë – Evi Kokalari, Alesia Balliu, Ervin Salianji dhe Vladimir Mula – përbën një atentat kundër demokracisë brenda partisë.

5. I vetmi person që nuk përmbush kriteret e statutit është ish-kryetari Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit.

Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër.

Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi do të ishte z. Berisha.

Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite.

Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot.

Duke ju falënderuar për mbështetjen!

Previous Post

“S’ka lek se s’kena ba pun…”/ Mir Pepa mbante me lekë dy motrat Berisha dhe Pjerin Ndreun

Next Post

Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet

Next Post
Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet

Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

November 6, 2026
Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

Dhuna në protest dhe intimidimet/ PDE: Shqipëria largohet nga rruga e BE-së

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al