Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tigrat e Vlorës, energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Asetet termike të vendosura në Portin e Vlorës, të njohura si “tigrat”, vijojnë të jenë në qendër të debatit për koston reale të prodhimit të energjisë dhe eficiencën e kontratës së tyre.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i mori me qira këto asete në vitin 2022 për prodhim energjie në kushte emergjente, në bashkëpunim me konsorciumin Exelerate Energy – Renco. Kontrata u firmos pas një procedure të përshpejtuar dhe me kohë të kufizuar gare.

Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se në vitet 2024–2025 janë prodhuar rreth 99.7 milionë kWh energji nga këto njësi.

Sipas analizave të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të dhënave financiare të kontratës, kostoja e prodhimit rezulton disa herë më e lartë se çmimi i tregut, duke arritur rreth 675 euro për MWh, ndërsa energjia është shitur mesatarisht rreth 111 euro për MWh.

Në total, për prodhimin e kësaj sasie energjie janë shpenzuar rreth 56.2 milionë euro, pa përfshirë kostot shtesë operative dhe logjistike.

Diferenca mes kostos së prodhimit dhe çmimit të shitjes ka ngritur pikëpyetje mbi eficiencën ekonomike të skemës, e cila, sipas analizave, rezulton me humbje të konsiderueshme krahasuar me tregun.

Në këtë kuadër, mbetet i hapur diskutimi nëse projekti ka shërbyer si zgjidhje emergjente energjetike apo si një model biznesi me kosto të lartë për buxhetin publik./ piranjat

Previous Post

Mereme Sela: Do i kërkoj Gjykatës të pezullojë zgjedhjet në PD. Berishës nuk ja lejon statuti kandidimin

Next Post

Si u zbulua grupi i “tregut të nëndheshëm online”, Sokoli: Bëji 50 blerje për mua, t’i heq nga Rydox

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al