Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Gjithmonë në zemrat tona!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Tragjedia e familjes Kola në Itali/ Nxënësit homazhe për 15-vjeçaren: Gjithmonë në zemrat tona!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Corriere.it

“Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë.” “Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh.” Me këto fjalë prekëse me lule dhe tullumbace të vendosura në bankën e klasës, shokët e shkollës dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën Xhesika Kolës 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni mbrëmjen e së mërkurës.

Xhesika ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit. Për të, drejtuesja e institucionit shkollor, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor, ku shpreh “ngushëllimin e thellë” për ngjarjen tragjike dhe “afërsinë e sinqertë me familjarët në këtë moment dhimbjeje të madhe”.

Nxënësit e shkollës së Camiglianos po mbështeten nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla. Mbrëmjen e së enjtes, shumë të rinj, së bashku me prindërit, u mblodhën për homazhe spontane.

Dhimbja ka prekur edhe një tjetër shkollë të mesme, atë të Porcarit, ku mëson kushëriri i Xhesikës dhe Hajdarit, djali i Durim Kolës, vëllait të Artit. Pikërisht Durimi ishte ai që mbrëmjen e së mërkurës hyri në shtëpi bashkë me karabinierët, në përpjekje për të shpëtuar familjen.

I shtruar në spital po atë mbrëmje për shkak të thithjes së monoksidit të karbonit, Durim Kola u kthye në shtëpi të enjten. Ai është jashtë rrezikut për jetën, por thellësisht i tronditur. “Nuk arrita t’i shpëtoja”, u ka thënë njerëzve të afërt.

Në kuadër të hetimeve,  Prokuroria e Luccas do të urdhërojë autopsinë e trupave, ndërsa banesa mbetet nën sekuestro. Hetimet teknike janë në vijim dhe nuk përjashtohet caktimi i një ekspertize për kaldajën. Për momentin nuk ka persona të regjistruar si të dyshuar, megjithëse është hapur një dosje për vrasje nga pakujdesia.

Po ashtu, po rindërtohet edhe rruga e ndjekur nga shërbimet e emergjencës, të cilat fillimisht nuk arritën të gjenin banesën e familjes Kola për shkak të adresës të gabuar të komunikuar nga Hajdari, i cili me gjasë ndodhej në gjendje konfuzioni gjatë telefonatës në numrin e emergjencës 112.

“Është koha e zisë dhe e një heshtjeje që peshon si gur për të gjithë ata që kanë njohur Artin, bashkëshorten e tij Jonida dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesikën e vogël. Atij që vuan nga kjo heshtje i them: mos lejoni që vdekja të ketë fjalën e fundit”, ka deklaruar ipeshkvi i Luccas, Paolo Giulietti.

“Lejoni që dashuria dhe miqësia që keni parë tek këta vëllezër e motra të jenë busulla e hapave tuaj në rrugën e jetës. U drejtohem veçanërisht të rinjve që kanë njohur Hajdarin dhe Xhesikën”, tha Ipeshkvi.

Previous Post

E akuzuar për abuzime me tenderat/ DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut!

Next Post

Ja kur pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

Next Post
Ja kur pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

Ja kur pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al