Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohen tre shtetas turq në Rinas

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Arrestohen tre shtetas turq në Rinas
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shtetas turq janë arrestuar në Rinas, pas një tentative për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve të detajuara të pasaportave dhe lejeve të qëndrimit, Policia Kufitare evidentoi dyshime mbi dokumente të prezantuara nga B. K., 23 vjeç, i cili udhëtonte drejt Barcelonës.

Ekspertiza e dokumentit zbuloi se leja e qëndrimit polake ishte e falsifikuar.

Pas hetimeve të mëtejshme, u identifikuan dhe arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, C. S., 23 vjeç, me një leje qëndrimi çeke të falsifikuar, dhe A. S., 43 vjeç, i cili posedonte dokumente të ndryshme të falsifikuara të shtetasve të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare Rinas

Goditet një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas turq.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin në këtë pikë kalimi kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 23 vjeç, C. S., 23 vjeç dhe A. S., 43 vjeç, të tre me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, në dalje, shtetasi B. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin “Tiranë-Barcelonë”, ka paraqitur pasaportë turke dhe një leje qëndrimi polake, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar dhe, për këtë arsye, e kaluan në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar. Nga ekzaminimi në laborator, dokumenti (leja e qëndrimit polake) rezultoi i falsifikuar.

Si rezultat i veprimeve të kryera nga Policia e Rinasit, për verifikimin e plotë të këtij rasti, u identifikuan edhe 2 shtetasit e tjerë turq, të cilët kishin ardhur së bashku dhe e kishin mbajtur në vëzhgim shtetasin B. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën shtetasit C. S., një leje qëndrimi çeke, e cila pas ekzaminimit në laborator rezultoi e falsifikuar.

Ndërsa shtetasi A. S. ishte me leje qëndrimi franceze të rregullt, por në vijim të veprimeve të tjera hetimore, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjetën foto të dokumenteve të ndryshme të falsifikuara të disa shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare Rinas mbetet e angazhuar për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, menaxhimin e fluksit, si dhe për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Previous Post

Horoskopi 2026: Muajt që do të sfidojnë shenjën tuaj

Next Post

“Fqinjësia e mirë, çelësi i paqes në Ballkan”

Next Post
“Fqinjësia e mirë, çelësi i paqes në Ballkan”

“Fqinjësia e mirë, çelësi i paqes në Ballkan”

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

September 10, 2026
Vila 650 mijë euro në Palasë, Lala zbulon detajin që lidh Ballukun me biznesmenin: SPAK të marrë në pyetje edhe Ramën

Vila 650 mijë euro në Palasë, Lala zbulon detajin që lidh Ballukun me biznesmenin: SPAK të marrë në pyetje edhe Ramën

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al