Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Fqinjësia e mirë, çelësi i paqes në Ballkan”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
“Fqinjësia e mirë, çelësi i paqes në Ballkan”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në samitin e fundit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, u kërkua zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe përparimi në dialogun Prishtinë-Beograd.

Një deklaratë e përbashkët me 19 pika të dakordësuara mes udhëheqësve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor ishte rezultati i samitit më të fundit që u mbajt në Bruksel mbrëmjen e së mërkurës (17.12).

Ashtu siç pritej, pas përgëzimit ndaj vendeve kandidate për reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të anëtarësimit, BE-ja iu rikujtoi edhe njëherë shteteve të rajonit ballkanik që duan të bëhen pjesë e tij, që të vijojnë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Por mbi të gjitha kërkoi zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve.

BE, Ballkanit Perëndimor: Pajtohuni!

Për shkak të kontekstit gjeostrategjik të momentit, thelluar nga lufta në Ukrainë, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian i nevojiten më shumë se kurrë njëri-tjetrit. Por sa i dobishëm mund të jetë një rajon që mbart ende shumë mosmarrëveshje nga e shkuara?

Edhe këtë herë BE-ja ripërsëriti kërkesat e tij për zgjidhjen e konflikteve mes shteteve fqinje në Ballkanin Perëndimor.

Komisarja e BE-së Marta Kos duke folur para një tabele me kapitujt e zgjerimit

BE-ja iu rikujtoi edhe njëherë shteteve të rajonit ballkanik që duan të bëhen pjesë e tij, që të vijojnë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.Fotografi: Elona Elezi

“Bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë e Bashkëpunimin me Bullgarinë”.

Marrëvëshjet dhe zgjidhjet duhet të jenë vendimtare, sipas BE-së, me qëllim pajtimin dhe stabilitetin në rajon „për mosmarrëveshjet dhe problematikat rajonale dhe dypalëshe të partnerëve të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, ku përfshihen Marrëveshja për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës”.

“Dialogu Prishtinë- Beograd duhet të zbatohet”

Vetëm pak orë para se të nisej për Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një njoftim surprizë bëri të ditur se Serbia nuk do të merrte pjesë në këtë samit. Argumenti i dhënë prej tij ishte se ai po mbronte interesat e Serbisë duke mos marrë pjesë përkrah vendeve të tjera të rajonit.

Por pavarësisht mungesës së Vuçiq, pika e tetëmbëdhjetë e deklaratës së Unionit ripërsëriti nevojën urgjente për të çuar përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuciq gjatë një takimit për Planin e Rritjes së BE në Shkup, viti 2024

“Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre drejt Europës”Fotografi: Boris Grdanoski/AP/picture alliance

„Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre drejt Europës. Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuara nga BE-ja, duhet të vihen në zbatim, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj” – u tha në deklaratën e përbashkët.

Kësaj pike iu shtua edhe sqarimi se në mënyrë që të dyja shtetet të mund të përfitojnë nga reformat dhe mbështetja financiare e Instrumentit për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor, “kushtëzohet nga angazhimi konstruktiv i partnerëve me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.

Kosova shpëton nga masat

Pak çaste pas kësaj deklarate, rreth mesnatës, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, presidentja e Kosovës njoftoi se Bashkimi Europian dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, i kishin konfirmuar heqjen e të gjitha masave të ndërmarra ndaj Kosovës, deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Majtas, Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Europian të BE, që shtrëngon duart i buzëqeshur me presidenten Vjosa Osmani (në mes të fotos) dhe presidenten e KE Ursula von der Leyen, djathtas

Presidentja e Kosovës njoftoi se Bashkimi Europian dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, i kishin konfirmuar heqjen e të gjitha masave të ndërmarra ndaj Kosovës, deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm.Fotografi: Press office of the Kosovo presidency

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat, me një pjesë e madhe që i hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit” – deklaroi presidentja Osmani.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke folur para mikrofonave të gazetarëve gjatë samitit më të fundit në Bruksel.

Lajmi për heqjen e masave ndëshkimore financiare ndaj Kosovës u konfirmua edhe nga vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.Fotografi: Yves Herman/REUTERS

Lajmi për heqjen e masave ndëshkimore financiare ndaj Kosovës u konfirmua edhe nga vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në platformën “X”.

“Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të disbursojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm” – shkroi numri një i Komisionit Europian, von der Leyen.

Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në qershorin e vitit të ardhshëm në Malin e Zi, shtetin ballkanik që mund të bëhet i 28-ti vend anëtar i Unionit./DW

Previous Post

Arrestohen tre shtetas turq në Rinas

Next Post

Shoferi nuk u ndje mirë, aksidentohet “Benz-i” në Korçë

Next Post
Shoferi nuk u ndje mirë, aksidentohet “Benz-i” në Korçë

Shoferi nuk u ndje mirë, aksidentohet “Benz-i” në Korçë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

November 7, 2026
Sot në orën 14:00 protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit!

Sot në orën 14:00 protestë kombëtare para Ministrisë së Arsimit!

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al