Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, OP-ED
0
Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Luciano Boci

Ngjarja tronditëse në Gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku adoleshentë u përleshën me thika brenda dhe jashtë shkollës, nuk është një aksident i rastit.

Është fotografia brutale e një qeverisje që ka braktisur detyrën më themelore:
sigurinë e qytetarëve dhe fëmijëve.

Nxënësit e një shkolle nuk mund të jetojnë me frikën se korridoret e mësimit do të shndërrohen në arena gjaku. Në shkollat tona duket se ka më shumë thika se libra.

As mund të jetojnë me neverinë kur sheh gajasjen e Manastirliut dhe Kumbaros në Parlament ditën kur vritej Martin Cani.

Kamza është vazhdim i një zinxhiri dhune që shtrihet nga rruga deri te shkolla.
Ajo është dëshmi e përcjelljes në funeral te edukimit në shkollat tona.

Vetëm pak muaj më parë, opinioni u trondit nga vrasja e Martin Canit, një ngjarje që nxori në pah degradimin e rendit dhe sigurisë në shkollat e qytetet tona.

Sot prekim të njëjtën atmosferë terrori. Akoma më brenda e afër shkollës.

Kjo është pasqyrë e dështimit spektakolar të Manastirliut e Ramës së saj, sikurse e Kumbaros së pikës aë vogël që inaguron postin me një krim të madh.

Pasqyrë e mungesës totale të një strategjie kombëtare për mbrojtjen e jetës.

Rama flet për reforma dhe projekte, por realiteti është se prindërit i dërgojnë fëmijët në shkollë me zemër të ngrirë.

Shkollat tona nuk kanë as kamera sigurie funksionale, as roje të trajnuar, as protokolle emergjence.

Psikologët mungojnë, ndërsa bashkitë e ministritë merren me fasada.

Kur shteti është i padukshëm, adoleshentët mbeten të pambrojtur dhe hakmarrja bëhet më e fortë se ligji.

Prindërit sor pyesin nën makth se sa ngjarje të tjera do të duhen që të kuptojmë se siguria nuk është luks, por themel i një shoqërie.

Deri atëherë, fëmijët tanë do të vazhdojnë të jetojnë në një shkollë që ngjan më shumë me arënë gladiatorësh, se sa me tempull dije.

Kjo qeveri tashmë është vërtetuar si një noter varrezash dhe jo një garantues i jetës dhe i dijes.

Previous Post

Zbulohen mijëra rrënjë canabis në kufi, pamje nga operacioni i përbashkët greko-shqiptar

Next Post

Rama përqesh Trump-in, Amerika i risjell akuzat për aferën McGonigal

Next Post
Rama përqesh Trump-in, Amerika i risjell akuzat për aferën McGonigal

Rama përqesh Trump-in, Amerika i risjell akuzat për aferën McGonigal

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet për emigrantët në Rinas, mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve dhe dorëheqjet masive

October 22, 2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al