Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama përqesh Trump-in, Amerika i risjell akuzat për aferën McGonigal

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama përqesh Trump-in, Amerika i risjell akuzat për aferën McGonigal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pak orë para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian, i zhvilluar dje në Kopenhagen, Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e qendrës së vëmendjes me një batutë ironike ndaj Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një video që u bë shpejt virale, Rama iu drejtua presidentit francez Emmanuel Macron me humor:

“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”

Batutë që lidhej me gafën e Trump, i cili gjatë një fjalimi zyrtar kishte përmendur Shqipërinë në vend të Armenisë, duke deklaruar se “konflikti me Azerbajxhanin ishte shuar.”

Ky koment i pavend i Ramës, u kthye në temë për debate në rrjetet sociale dhe në disa media ndërkombëtare, kryesisht nga mbështetës të presidentit Trump.

Në platformën “X”, profile me ndikim të madh dhe të afërt me Trump e shpërndanë videon, duke e shoqëruar me akuza për hipokrizi ndaj kryeministrit shqiptar.

Postimet rikthyen në qendër edhe çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar me burg për pranimin e parave të padeklaruara nga persona të lidhur me Shqipërinë.

Ata e akuzuan Ramën se tallet me nismat e Trump, ndërkohë që, sipas tyre, qeveria e tij ka qenë e përfshirë në aferën e bujshme që tronditi FBI-në.

“Kryeministri shqiptar u kap duke tallur iniciativat e paqes të Presidentit Trump.

I njëjti kryeministër që dyshohet se u përfshi në skandalin e ryshfetit të FBI-së, ku ish-shefi i Peter Strzok, Charles McGonigal, u dënua me mbi gjashtë vjet burg për pranimin e pagesave në para të gatshme nga agjentë shqiptarë.”

Batutë që i kushtoi shtrenjtë/ Rama përqesh Trump-in,

“Charles McGonigal është fotografuar këtu me Kryeministrin e Shqipërisë ndërsa ai po pranonte ryshfete.

Ai gjithashtu drejtonte hetimin “Crossfire Hurricane” me Comey në të njëjtën kohë. Ai tani është i burgosur. A do të rrëzohet edhe ai?”

Batutë që i kushtoi shtrenjtë/ Rama përqesh Trump-in,

“ Qeveria e Edi Ramës ishte shumë e përfshirë në skandalin e ryshfetit të FBI-së që dërgoi Charles McGonigal në burg për fshehjen e 225 mijë dollarëve pagesa nga operativët shqiptarë. Tani ai tallet me përpjekjet e Trump për paqe? Hipokrizi klasike.

McGonigal, ish-shefi i Strzok, mori 6+ vjet për pastrim parash dhe fshehje kontaktesh me rrethin e Ramës.

Kjo nuk është diplomaci – është korrupsion. Taksapaguesit amerikanë meritojnë transparencë, jo udhëheqës të huaj që luajnë në të dyja anët ndërsa agjentët e tyre blejnë ndikim në institucionet tona.

Faktet pas lojës së dyfishtë të Ramës dhe dënimit të McGonigal kërkojnë një vështrim më të afërt – shihni provat:”

Previous Post

Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

Next Post

Temperaturat 9°C! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post
Temperaturat 9°C! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat 9°C! Parashikimi i motit për ditën e sotme

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Veliaj i ashpër me Ramën: Ta harrojë se më përkul dot

Veliaj i ashpër me Ramën: Ta harrojë se më përkul dot

November 4, 2026
Policia gjobit studentët protestues para Kryeministrisë

Policia gjobit studentët protestues para Kryeministrisë

November 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al