Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Riorganizimi i PD-së në proces, Berisha: Gazment Bardhi e ka kryer me dinjitet detyrën, por vendos grupi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha denoncon “terrorin shtetëror” në Theth dhe akuzon Ramën për manipulim të votës së diasporës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se procesi i riorganizimit të partisë që ai drejton është në vijim. Në një konferencë për shtyp, i pyetur nëse Gazment Bardhi do të vijojë apo jo të qëndrojë në krye të grupit parlamentar të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë se vendimet i merr grupi. Megjithatë ai vlerësoi punën e bërë nga bardhi si kryetar grupi.

“Do i përcaktojë grupi të gjitha. Unë nuk po prononcohem, por unë kam vlerësim qartësisht për detyrën që Gazment Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Por një gjë, funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike. Ka rregulla aty dhe do zbatohen ato rregulla. Por Gazment Bardhi, meqë po më pyet mua, gjykoj se e ka kryer me dinjitet dhe e përmbush me dinjitet atë detyrë. Do jetë grupi që përcakton se kush do jetë kryetari i grupit”, tha Berisha.

I pyetur nëse do të hapë seancën e parë parlamentare në shtator, si deputeti më i vjetër në sallë, Berisha tha se nuk do ta bëjë diçka të tillë sepse, sipas tij, parlamenti është jo legjitim.

“Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund ti bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, do ta kisha patur kënaqësi, por ky është një parlament jo legjitim. Nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, sipas të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Është rekomandim i Këshillit të Europës që thotë; në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Kaq mjafton kjo frazë për të treguar se ky është parlamenti i partisë-shtet. E si mund ta hap unë atë? Si mund të ja lejoj vetes të ulem unë aty? Kurrë!”u shpreh ai.

Berisha ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura 11 maj, duke i konsideruar si “farsë elektorale”. Ai akuzon maxhorancën socialiste se ka manipuluar votën e qytetarëve.

Previous Post

Qeveria “Rama 4”, kryeministri mban takime me anëtarë të kabinetit dhe funksionarë publikë

Next Post

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit

Next Post
KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

November 10, 2026
Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al