Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një ‘amerikan’ në krye të Kuvendit të Kosovës, jeta dhe karriera e Dimal Bashës nga SHBA-ja në Prishtinë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
Një ‘amerikan’ në krye të Kuvendit të Kosovës, jeta dhe karriera e Dimal Bashës nga SHBA-ja në Prishtinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dimal Basha me 73 vota pro u zgjodh sot kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë fund ngërçit që ishte krijuar prej javësh.

Ai ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë. Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E Drejta Penale Ndërkombëtare.”

Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në “Konflikt dhe Siguri,” në Universitetin “The New School University,” po ashtu në New York.

Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së. Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA.

Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.

Si deputet, Dimali ka treguar përkushtim në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e politikave zhvillimore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai synon të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e legjislacionit dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Previous Post

Dy motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leucemi, familjarët në lot: Djali nuk i kemi treguar gjë

Next Post

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Next Post
Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

November 10, 2026
Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al