Thursday, September 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: Paketa e Maleve është skemë e vjedhjes së pronave në Theth, qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku: Paketa e Maleve është skemë e vjedhjes së pronave në Theth, qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një tjetër reagim për hapjen e thirrjeve për “Paketë e Maleve”, duke e cilësuar atë si një tjetër formë të vjedhjes së pasurive natyrore dhe të pronave të ligjshme në zonat turistike si Thethi.

“Nuk ka më dyshime. Paketa e Maleve është projekt i vjedhjes me ligj i pronave në zonat malore të Shqipërisë. Në emër të investimeve strategjike, qeveria po shpronëson bizneset e ndershme dhe pronarët që kanë sakrifikuar për ta kthyer Thethin në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit shqiptar,” deklaroi Tabaku.

Sipas saj, në vend që t’u ofrojë lehtësira fiskale për 10 vite, apo të ndihmojë me legalizimin e banesave dhe pronave, qeveria shqiptare ka vendosur t’ua marrë këto të drejtë të ligjshme për t’ua dhënë klientëve të saj politikë, nën petkun e investitorëve strategjikë.

“Ky është një sistem i deformuar, ku përfitojnë vetëm dy kategori: ata që janë të mëdhenj dhe ata që janë afër qeverisë. Të tjerët, njerëzit e zakonshëm, bizneset familjare dhe pronarët legjitimë, janë të përjashtuar nga çdo mundësi zhvillimi,” theksoi Tabaku.

Deputetja demokrate i bëri thirrje qeverisë që të ndalë këtë projekt të abuzueshëm dhe të mbrojë pronarët e ligjshëm dhe trashëgiminë natyrore të vendit.

“Kjo paketë nuk është zhvillim. Është kapje. Është padrejtësi. Dhe duhet të ndalet! Ne kemi detyrimin ta ndryshojmë këtë sistem që shpërblen pakicën dhe shkel shumicën,” përfundoi ajo.

Previous Post

Situata e zjarreve në vend, në 24 orë 17 vatra zjarri, 4 janë ende aktive

Next Post

Shqiptari arratiset nga makina e burgut të Zvicrës

Next Post
Shqiptari arratiset nga makina e burgut të Zvicrës

Shqiptari arratiset nga makina e burgut të Zvicrës

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

September 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

September 16, 2026
Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al