Ky është Vladimir Topjana, 52-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Itali.
Topjana u ekzekutua teksa ishte ulur në një lokal bashkë me djalin e tij e disa miq, për të ndjekur një ndeshje.
Në atë moment, është afruar një Audi i bardhë nga kanë zbritur dy persona. Pasi janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Topjanën.
52-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.