Friday, September 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vodhi naftën e anijes së sekuestruar në Porto Romano, arrestohet 34-vjeçari

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vodhi naftën e anijes së sekuestruar në Porto Romano, arrestohet 34-vjeçari
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet si bashkëpunëtor për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga një anije e sekuestruar në Porto Romano.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Turni”, i zhvilluar 10 ditë më parë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), kanë kapur njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni

Shtetasi Drilon Malluta, 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. M. (i arrestuar gjatë operacionit), J. K. (i shpallur në kërkim) dhe me pjesëtarë të ekuipazhit të anijes, për të vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga një anije që ishte ankoruar në Porto Romano, pasi ishte sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria e Durrësit.

Sipas policisë, Malluta në bashkëpunim me shtetasin J. K., i kanë dhënë rryshfet në shumën 10.000 euro punonjësit të policisë A. M., i cili kishte për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e anijes “AYA ZANOYBYA” sekuestruar për kondrabandë nafte, dhe kanë vjedhur një sasi të naftës që ndodhej në depozitat e kësaj anije.

Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Materialet procedurale shtesë do të referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për hetime të mëtejshme.

Previous Post

Detaje/ Djali plagos me armë të dashurën, më pas vret veten, trupat u gjetën në makinë

Next Post

Policia jep detaje nga vrasja në Shkodër: Vajza në gjendje të rëndë

Next Post
Policia jep detaje nga vrasja në Shkodër: Vajza në gjendje të rëndë

Policia jep detaje nga vrasja në Shkodër: Vajza në gjendje të rëndë

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

September 17, 2026
Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

September 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al