Izh-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e saj, ku pritet që t’i komunikohet mbyllja e hetimeve.
Së shpejti, dosja e Ballukut do të transferohet në Gjykatën e Posaçme.
Ndaj ish-zv.kryeministres rëndojnë 5 akuza, për 15 krime të kryera. Çështja përfshin dyshime për shkelje në procedurat e prokurimit publik, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Akuzat ndaj Belinda Ballukut:
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, në nëntë raste. Sipas raportimeve, këtu përfshihen tenderi për Tunelin e Llogarasë, shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës dhe një procedurë prokurimi e zhvilluar gjatë kohës kur Balluku drejtonte Albcontrol-in.
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.







