Monday, August 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

29 persona janë arrestuar ose proceduar gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut 2026, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme të vendit.

Policia e Shtetit bën me dije se vijojnë kontrollet në terren dhe hetimet për identifikimin e personave që ndezin ose tentojnë të ndezin zjarre, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe toke, bimësi, pemëtari, prona dhe rrezik për jetën e qytetarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe është proceduar penalisht një tjetër, të dyshuar për tre zjarrvënie në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.

Njoftimi i policisë

29 autorë të zjarrvënieve të arrestuar/ proceduar në qershor dhe në dy javët e para të korrikut.

Vijojnë masat në terren dhe hetimet për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin apo tentojnë të ndezin zjarre, duke dëmtuar sipërfaqe toke, bimësinë, pemëtarinë, pronën, shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, të dyshuar si autorë të 3 zjarrvënieve në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.

Gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të muajit korrik 2026, janë arrestuar/ proceduar 29 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe veprimeve operacionale të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe, me objektiv vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, u identifikuan 3 autorë të dyshuar në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.

Konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, u dëmtuan kullota në këtë fshat dhe 300 pemë (agrumesh dhe ullinjsh).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj, pasi, si pasojë e zjarrit që ndezi në sipërfaqen e tokës në pronësi të një shtetasi tjetër, u dogj një sipërfaqe toke në këtë fshat, e mbjellë me dru frutorë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë tërheqjes me karrotrecin që drejtonte të një automjeti të aksidentuar, janë shkaktuar shkëndija elektrike, të cilat janë përhapur dhe kanë djegur dhjetëra pemë arre në pronësi të një shtetasi, në fshatin Romës.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon sërish ndaj të gjithë qytetarëve, fermerëve dhe pronarëve apo poseduesve të kullotave që, në asnjë rrethanë, të mos ndezin zjarr.

Gjithashtu, praktika e gabuar dhe penalisht e ndëshkueshme e djegies së mbeturinave në toka bujqësore ose kullota përbën rrezik për përhapjen e pakontrolluar të flakëve, si dhe për dëmtimin e pronës, shëndetit dhe jetës.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë menjëherë çdo shtetas që tenton të kryejë zjarrvënie, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.

Previous Post

Ivi Kaso heq dorë nga rikandidimi për Sekretariatin Ligjor të PD-së, zbulon arsyen

Next Post

Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës

Next Post
Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës

Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon
AKTUALITET

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

by Editor
January 31, 2025
0

Media belge “Gazet van Antwerpen”  “Antwerp, Dubai,”- shërbimet e Policisë në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë pikasur këto dy...

Read moreDetails
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

August 31, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin/ PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin/ PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

August 31, 2026
Buxhetimi gjinor në Shqipëri: Planifikim në letër, mungesë treguesish për ndikimin real

Buxhetimi gjinor në Shqipëri: Planifikim në letër, mungesë treguesish për ndikimin real

August 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al