Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarri përfshin edhe stacionin e ujësjellësit në Fier, dëme të mëdha tek transformatorët dhe mjetet

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zjarri përfshin edhe stacionin e ujësjellësit në Fier, dëme të mëdha tek transformatorët dhe mjetet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarri që përfshiu zonën ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit. Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, flakët janë shuar.

Alikaj theksoi se parë për neutralizimin e zjarrit është bërë nga punonjësit e ujësjellësit, pasi në ato momente shërbimet zjarrfikëse ishin të angazhuara kryesisht në mbrojtjen e banesave të rrezikuara.

“Dëme të shumta materiale. E gjithë baza materiale në linjat e furnizimit me ujë, mjetet motorike dhe transformatorët janë jashtë funksionit. Kemi marrë masat për ruajtjen e perimetrit të sigurisë, në mënyrë që të furnizohet pa ndërprerje qyteti i Fierit. Kemi njoftuar zjarrfikësen. Duke qenë se kishte dëme në banesa, kryesisht ishte e udhës që zjarrfikësja të kishte nën mbikëqyrje jetët e njerëzve dhe banesat. Fillimisht ndërhyrja është bërë nga punonjësit e ujësjellësit, më pas ka mbërritur zjarrfikësja. Aktualisht nuk kemi më probleme. Automjetet, një pjesë kanë qenë jashtë përdorimit, një pjesë funksionale. Kemi pasur prioritet furnizimin me ujë dhe jo automjetet. Nuk ndikon në furnizimin me ujë të qytetit”, deklaroi drejtori i UK Fier, Gentian Alikaj.

Banorët e zonës për mediat tregojnë momentet e frikës kur panë zjarrin të përhapej pranë banesave të tyre.

“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, u shpreh një banor.

Një tjetër banore rrëfeu se zjarri i gjeti të papërgatitur, ndërsa ndodheshin në shtëpi.

“Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha ajo.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Emergjencave Civile vijojnë ndërhyrjen në terren për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për banesat dhe banorët e zonës.

Sipas Policisë së Shtetit, vatra e zjarrit ka nisur fillimisht pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur në Qafën e Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Për shkak të rrezikut të lartë dhe përhapjes së flakëve, janë evakuuar 11 familje, ndërsa policia dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur rrezikun ndaj banesave të tjera. Policia Rrugore ka bllokuar qarkullimin në segmentin “Qafa e Koshovicës–Cakran” në të dy drejtimet, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe forcave të ndërhyrjes në terren.

 

gijotina.com/

Previous Post

36 ditë revoltë në Tiranë, sheshi sërish i mbushur/ Aktivistja: Zëri i protestës po dëgjohet kudo

Next Post

Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme

Next Post
Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme

Java nis me diell, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

13 persona në spital pas protestës, mes tyre protestues, gazetare, policë dhe kalimtarë

13 persona në spital pas protestës, mes tyre protestues, gazetare, policë dhe kalimtarë

October 13, 2026
Protesta e studentëve del jashtë kontrollit, thyhen xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dëgjohen thirrjet “Digje, digje”

Protesta e studentëve del jashtë kontrollit, thyhen xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dëgjohen thirrjet “Digje, digje”

October 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al