Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarret në Delvinë, banorët e braktisur: Na shpëtonin vetëm avionët!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zjarret në Delvinë, banorët e braktisur: Na shpëtonin vetëm avionët!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një natë tmerri dhe dëshpërimi ka përfshirë banorët e Delvinës, të cilët thonë se janë lënë në mëshirë të fatit përballë flakëve të mëdha. Zjarri masiv i rrethoi, ndërsa ata shprehen të zhgënjyer nga mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve shtetërore dhe Emergjencave Civile.

Në deklaratat e tyre për mediat, banorët theksojnë se zgjidhja e vetme ishte ndërhyrja ajrore, e cila, sipas tyre, erdhi me shumë vonesë. “Nuk kanë ndërhyrë në kohë, ka patur shumë vonesa. Emergjencat s’kanë qenë fare, prefekti ka ardhur në orën 2 të mëngjesit,” shprehet një prej tyre. Një tjetër, i cili i kishte humbur ullinjtë dhe mallin, i kërkonte mediave të ankoheshin te kryeministri.

Zjarrfikësit pa fuqi, ndërhyrje e vonuar ajrore

Banorët kanë shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, por theksojnë se ata ishin të lodhur dhe me pajisje të vjetruara, duke e bërë të pamundur frenimin e flakëve të ndihmuara nga era e fortë. “Ata janë të lodhur, të mbaruar dhe nuk kanë fuqi. I prita të vinin por na lanë në mëshirë të fatit,” rrëfen një banor.

Gjatë natës, zjarri i rrethoi banorët e Delvinës, të cilët u detyruan të qëndronin në rrugë, ndërsa dëgjoheshin shpërthime të herëpashershme municionesh. Përballë kësaj situate kritike, vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar ndërhyrja ajrore, ndërsa Shqipëria, si në çdo vit, po kërkon ndihmë nga vendet fqinje për të përballuar flakët me avionë të specializuar.

Në terren, forca të shumta zjarrfikëse, ushtri dhe banorë u angazhuan për të mbrojtur qytetin nga flakët. Rreth 10 persona, duke përfshirë 4 ushtarë, u trajtuan për probleme me frymëmarrjen dhe plagë të lehta. Sipas raportimeve, dy persona kanë humbur jetën nga zjarret në Qarkun e Elbasanit.

Previous Post

Drejtori i Zjarrfikësve: Pushteti dështoi në infrastrukturë dhe uniforma

Next Post

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë shuajnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria rrethojnë mediat

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

Zjarr në tubacionin strategjik të naftës në Arabinë Saudite, dyshohet për sulm

November 9, 2026
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al