Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një banor i Kuçovës, Arben Polisi, prej tre vitesh kërkon zgjidhje për një zhurmë të padurueshme që vjen nga një biznes për prerjen e gurit dhe mermerit, vetëm 30 metra larg shtëpisë së tij.

Prej kohësh, Arbeni ka dërguar video, ankesa dhe denoncime në të gjitha institucionet, por asgjë nuk ka ndryshuar.

“I jam drejtuar Fiks Fare sepse nuk po gjej dot zgjidhje. Zhurmat dhe pluhuri janë bërë të pa përballueshme. Bashkia më tha se s’ka aparat për matjen e zhurmës, dhe më pas më solli një raport ‘vetëmonitorimi’, ku thuhej se gjithçka është brenda normave. Por këtu nuk rrihet!”, – tregon qytetari.

Sipas tij, bashkia është mjaftuar vetëm me raportin që ka sjellë vetë biznesi, pa kërkuar ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për matjen e realë të nivelit të zhurmës.

Madje, në një dokument të konsultimit me publikun, firmat e hedhura janë të  disa qytetarëve që, sipas Arbenit, as nuk jetojnë në këtë lagje.

Në Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Berat, drejtuesit pohojnë se nuk janë njoftuar asnjëherë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i Bashkisë Kuçovë. Ata sqarojnë se kompetencat për matjen e zhurmave i ka tashmë bashkia, në bashkëpunim me ISHP-në.

“Nuk është detyra jonë, sepse me ndryshimet e ligjit, këtë detyrë e ka bashkia. Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim dhe nuk dimë nëse subjekti ka leje apo jo. Sipas ligjit, nëse IMT konstaton shkelje, duhet të njoftojë menjëherë AKM-në, por një raport i tillë nuk ekziston”, deklaron drejtori i ARM Berat Dritan Metaj.

Në anën tjetër, nënkryetari i Bashkisë Kuçovë Sybi Shehu pranon se bashkia nuk ka bërë matje, por është mbështetur tek raporti i vetë biznesit:

“Ne kemi ndjekur procedurën që na lejon ligji. Biznesi ka bërë vetëmonitorim dhe niveli i zhurmës është brenda normave. Ne nuk kemi aparat matës për zhurmat. Ky ligj që po më tregoni është i paqartë për mua, sapo të konsultohem do marr masat”, shprehet ai.

Megjithatë, një udhëzim i vitit 2023 e ngarkon qartë Policinë Bashkiake me detyrën e matjes dhe verifikimit të zhurmave problematike, çka do të thotë se bashkia ka neglizhuar përgjegjësitë e saj.

Ndërkohë që institucionet “përplasen” për kompetenca, qytetari i Kuçovës vazhdon të jetojë mes zhurmës dhe pluhurit. Bashkia i beson vetëmonitorimeve të bizneseve, Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk është njoftuar, dhe ISHP nuk është përfshirë.

E ndërsa ligji e thotë qartë kush duhet të veprojë, në praktikë zhurma duket se nuk dëgjohet nga askush… përveç qytetarëve.

/Emisioni “Fiks Fare”

Previous Post

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI

Next Post

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

Next Post
Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al