Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Gabimi i Tatimeve i kushton qytetarit 15 milionë lekë e 10 vjet sorollatje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në tregun e fruta-perimeve në Korçë, një tregtar që prej vitit 2004 punon një bar-kafe të vogël. Por, prej vitit 2015, pa dijeninë e tij, biznesi i vogël ishte tatuar në burim sikur të ishte pjesë e një kategorie tjetër tatimore. Si rezultat, në sistemin e tatimeve ishte krijuar një debi prej 15 milionë lekësh të vjetra, e cila rëndonte padrejtësisht mbi qytetarin për katër vite rresht.

Gazetari i emisionit “Stop”, përmes një kamere të fshehtë, verifikoi rastin pranë Drejtorisë së Tatimeve Korçë, ku u zbulua se ndryshimi i kategorisë së biznesit mund të ishte bërë gabimisht nga inspektori tatimor në vitin 2015.

Denoncuesi: Përgjegjësinë Tatimore, kush ma ka hapur në 2015-ën?

Tatimet Korçë: Në 2015-ën…shërbimet.

Denoncuesi: Edhe ma kanë mbyllur në 2019-ën.

Tatimet Korçë: Shërbimi poshtë ta ka hapur…

Denoncuesi: Kush?

Tatimet Korçë: Shërbimi që është poshtë në kat të parë, ata i bëjnë përgjegjësit tatimorë. Ata i hapin, ata i mbyllin, po, po ata i çelin, ata i mbyllin, po që në 2015-ën, janë 10 vite …

Denoncuesi: Unë kam 4 vite, që ankohem.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2019 kur qytetarit i është hequr përgjegjësia për t’u tatuar që në burim, duhet t’i ishte hequr shuma financiare prej 4 vitesh që rëndonte në subjektin e tij.

Tatimet Korçë: Ti, në momentin që je tek fruta-perimet ia paguan Bashkisë…

Denoncuesi: Na i paguan tregu neve…

Tatimet Korçë: Po e di o e di…

Denoncuesi: Pa shikoje, sa milionë më ka vajtur mua ajo!  Unë duhet të shitem i tëri, unë në bankë nuk shkoj dot se kam gjoba për ditë…

Më pas, denoncuesi dhe gazetari takuan drejtoreshën e Tatimeve në Korçë, e cila deklaroi se nuk ishte në dijeni të problemit, por u tregua e gatshme të bashkëpunonte duke premtuar zgjidhje të menjëhershme.

Gazetari: Për rastin e zotërisë, a mund ta flasim pak që të kemi edhe një zgjidhje se po e ndjekim…?

Drejtoresha e Tatimeve Korçë: Shiko! Nuk ke faj, por janë procedura që kur kalojnë afatet ligjore, është një çikë e vështirë të procedojmë. Megjithatë, të thashë që do të bëjmë të pamundurën! Sikur edhe 1% hapësirë ligjore, unë do të të ndihmoj! Fare, jo ti, po kushdo të vijë këtu dhe të ketë nevojë, kjo derë është gjithmonë e hapur!

Pas shumë verifikimeve dhe konsultimeve me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, drejtuesja lokale i fshiu debinë 15 milionë lekëshe qytetarit duke i dhënë fund pas 10 vitesh një padrejtësie të shkaktuar nga një gabim njerëzor administrativ.

/Emisioni “Stop”

 

Previous Post

Zhurma që çmendi një lagje, nuk dëgjohet nga Bashkia Kuçovë

Next Post

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

Next Post
Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al