Saturday, October 24, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zhaneta Beqiri dhe Veliaj shkojnë në Belgjikë për festat e Nëntorit –

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Zhaneta Beqiri dhe Veliaj shkojnë në Belgjikë për festat e Nëntorit –
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga dita e sotme dhe deri të mërkurën, më datë 29 nëntor 2023, të gjithë punonjësit e Administratës janë pushime me rastin e festave të 28-29 nëntorit. Kjo festë gëzon akoma më tepër  drejtorët e Rilindjes, që kanë marrë masa dhe janë larguar jashtë. Në këto ditë vendi ynë është përfshirë nga kushte atmosferike të pafavorshme për të shijuar pushimet brenda vendit, prandaj këta zgjedhin të ikin sa më larg.

Qeveria e publikoi vendimin për ditën e pushimit më datë 22 nëntor, por Administrata e dinte më parë dhe kështu kanë bërë përgatitjet për udhëtime. Kështu, më datë 21 nëntor 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, e drejtuar nga Zhaneta Beqiri, ka shpallur garën për tenderin me objekt “Blerje (një) biletë udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë- Saint-Gilles, Belgjikë -Tiranë”.

Në dokumente thuhet se fituesi është shpallur më datë 22 dhjetor, pra në ditën që qeveria publikoi vendimin, dhe po në atë ditë është bërë dorëzimi i biletave.

Ndërsa më poshtë shohim se nisja është bërë ditën e djeshme për në Saint-Gilles dhe kthimi nga Belgjika do të bëhet më datë 26, madje Beqiri është kujdesur që të marrë edhe bagazhe me vete, sepse normal do dalë të shëtisë nëpër Belgjikë, sepse nuk ka asnjë justifikim tjetër për këtë udhëtim që bëhet në ditë pushimi.

Epo i meriton Zhaneta këto udhëtime sepse ka 8 vjet në krye të Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Kujtojmë se i shoqi i saj Shuaip Beqiri  ka gëzuar 5 mandate si kryetar bashkie në Konispol. Ai është bërë kryetar bashkie në vitin 1996 dhe e ka dorëzuar detyrën në vitin 2007; kur nuk kandidoi më, për shkak të dosjeve të zeza në prokurori, për abuzime me fondet publike dhe tokat e zonës, ku u dha të tjerëve i zhvati edhe për vete. Ndërsa i biri i tyre ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa sot gëzon disa biznese në Tiranë.

Veliaj udhëton çift

Le të kthehemi sërish tek pushimet jashtë vendit. Edhe Veliaj këto ditë pushimi ka vendosu t’i shfrytëzojë në Belgjikë. Një ditë pas Zhanetës, më datë 22 nëntor 2023, Bashkia Tiranë ka publikuar tenderin me objekt “Blerje 2 (dy) bileta udhëtimi vajtje- ardhje Tiranë- Saint-Gilles, Belgjikë -Tiranë. I cili është zhvilluar brenda ditës dhe brenda pak orëve janë siguruar dy biletat.

Kryebashkiaku i Tiranës është nisur sot në mëngjes për në Belgjikë dhe kthehet të Hënën në mëngjes.

Por, një ndryshim nga Zhaneta ai i ka kërkuar biletat çift dhe nuk dihet se kush e shoqëron.

Në çdo vit Veliaj shpenzon miliona lekë për bileta udhëtimi. 20 milionë lekë të vjetra në muaj i kanë kushtuar mesatarisht Bashkisë së Tiranës, fluturimet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe stafit të tij jashtë vendit për vitin 2020. Vetëm gjatë vitit 2019, bashkia e Veliajt ka harxhuar mbi 270 milionë lekë të vjetra për udhëtimet jashtë shtetit. Në vitin 2022 janë shpenzuar 2 669 389 lekë  për udhëtime me avionë, pa përfshirë dietat apo hoteleritë.

Edhe Veliaj e ka lënë sot Tiranën në mëshirë të fatit me reshje shiu të dendura që bllokojnë rrugët për shkak se pusetat nuk janë funksionale dhe trafik të dendur që ndodh sa herë ka shi. Epo sot Veliaj është me pushime, kështu marrim vesh nga tenderi i biletave, pavarësisht se Tirana është në këtë gjendje.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

LEXO EDHE

“Bëjnë fëmijë për interes”, Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës –

Një ‘ish’ përmbys Lazion, Salernitana gjen fitoren e parë në Serinë A –

RTSH i mbyll derën ‘Njerëz dhe Fate’ aktori: Drejtori s’firmos fondet –

Previous Post

“Bëjnë fëmijë për interes”, Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës

Next Post

Tirana nxjerr në shitje biletat për derbin me Partizanin

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PD i bashkohet revoltës kundër Ramës, deputetët marshojnë drejt Kryeministrisë

PD i bashkohet revoltës kundër Ramës, deputetët marshojnë drejt Kryeministrisë

October 24, 2026
Protesta tremb qeverinë/ Policia kontrolle në Rrugën e Arbrit, ndalohen automjetet drejt Tiranës

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al