Teksa qytetarët po i drejtohen Tiranës për protestën kombëtare të sotme, kontrollet policore janë shtuar në Rrugën e Arbrit, ku efektivët janë pozicionuar pranë hyrjes së tunelit të Murrizit.
Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër po ndalojnë automjete që udhëtojnë drejt kryeqytetit për verifikime, me dyshimin se në to mund të ketë persona që mund të shkaktojnë incidente gjatë protestës.
Megjithatë, deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë dhe nuk janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë.
Ndërsa qytetarët nga Dibra po udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës, prania e shtuar e policisë dhe kontrollet në rrugët që të çojnë në kryeqytet shoqërojnë mobilizimin për tubimin kombëtar







