Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, mashtrimi i radhës i Belinda Ballukut

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, mashtrimi i radhës i Belinda Ballukut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vjeshtën e shkuar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se 6 kilometrat e para të zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës do të hapeshin për qarkullim brenda muajit dhjetor 2025. Segmenti nga Casa Italia deri në mbikalimin e Kasharit, sipas saj, do të kthehej në një autostradë tip A, me 32.5 metra gjerësi, tre korsi në secilën anë dhe një korsi emergjence.

“Ecuria e projektit është shumë e mirë. Pra, faza e parë është 65% ecuria dhe në fazën e dytë 85%. Domethënë ne shpresojmë që për festat e fundvitit ta kemi dorëzuar”, deklaroi Balluku.

Rruga që lidh Tiranën me Durrësin është 38 km e gjatë. Punimet për zgjerimin e saj nisën në shtator të 2024-ës. Sipas kontratës, zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës në 6 kilometrat e parë përfundon këtë shtator.

Por që në krye të herës, ministrja përgjegjëse pretendoi përfundim përpara afatit zyrtar.

Fakt

Koha dëshmoi se puna në terren shkon përtej pritshmërive optimiste të qeverisë. 6 kilometrat e para të rrugës që lidh kryeqytetin me Durrësin nuk mbaruan në fund të vitit. Dhe si për ironi të fatit, këtë fillim vit, 16% i rrugës që duhet të ishte hapur për qarkullim u bë i pakalueshëm.

Rruga Tiranë-Durrës u përmbyt më 6 janar nga reshjet e dendura të shiut dhe autoritetet devijuan mjetet në drejtime të tjera.

Fotot tregojnë gjendjen e zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës gjatë ditës së verifikimit nga Faktoje, më 15 janar. Në pamje dallohet se një pjesë e segmentit është ende në punime, me mjete ndërtimi aktive dhe zona të papërfunduara, ndërsa qarkullimi i automjeteve zhvillohet pjesërisht.

 

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), hapja e plotë e 6 km të para të rrugës u bë e pamundur për shkak se segmenti i urës pranë “Kullës Eiffel” mbeti i papërfunduar.

“Afati i përfundimit të kontratës “Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I)” është 24.05.2026, ndërsa për Fazën II është 15 shtator 2026.” – sqaron për Faktoje ARRSH.

Edhe faza III, që përfshin mbikalimin e Kasharit dhe Laknasit, nisi më 9 tetor 2025 dhe ka afat përfundimi 18 muaj.

Por afatet rrezikojnë të shkelen për shkak të shpronësimeve.

“Faktorë që mund të ndikojnë është procesi i shpronësimeve që akoma nuk është përmbyllur”, – thotë ARRSH për Faktoje.

Përfundim

Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, me kosto 218 mln euro, por deri më tani ka prodhuar më shumë premtime të parealizuara sesa kilometra të dorëzuar. Deklaratat për hapjen e 6 km të para në dhjetor 2025 nuk u realizuan, ndërsa afatet kontraktuale tregojnë se punimet mbyllen majin e këtij viti.

Nisur nga verifikimet e kryera dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e ministres Belinda Balluku se 6 km e para të rrugës Tiranë-Durrës do të hapen për qarkullim në fund të dhjetorit’ e kategorizojmë të pavërtetë. /Faktoje.al

Previous Post

Trafikonte njerëz nga Belgjika në Angli, dënohet me 10 vite burg 33-vjeçari shqiptar (EMRI)

Next Post

Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

Next Post
Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

July 22, 2026
Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al