Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjatet hetimi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria kërkon edhe 3 muaj kohë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zgjatet hetimi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria kërkon edhe 3 muaj kohë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës që po heton dy persona për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, kërkon akoma më tepër kohë për të dalë në përfundim nëse bashkëpunuan apo jo me njëri tjetrin Elvis dhe Gjon Shkambi.

Për këtë shkak prokurori Ritvan Suka ka vendosur të zgjasë afatin hetimor edhe për tre muaj të tjerë.

Ky vendim u mor nga prokurori i çështjes, i cili po pret ende akt ekspertizat e dy telefonave.

Prokuroria po heton Elvis dhe Gjon Shkambin, përkatësisht nip e xhaxha me njëri-tjetrin, për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” ndaj dy qytetarëve që ishin palë në procesin ku gjyqtari u qëllua për vdekje menjëherë pasi shpalli verdiktin.

Prokurori ka kërkuar akt-ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer telefonat e dy të dyshuarve, që të dy ndodhen në burg, njëri prej të cilëve këmbëngul se nuk dinte asgjë për planet e vrasësit.

Gjyqi civil mbi pronësinë u mbyll me vrasjen e gjyqtarit Kalaja, ndërkohë që, ndryshe nga nipi i tij Elvis Shkambi, i cili nuk është ankuar për masën e arrestit në burg, xhaxhai i tij ka kërkuar lirinë në të gjitha gjykatat.

Ndërkohë, veç hetimit penal, familja e Astrit Kalasë po bëhet gati t’i drejtohet gjykatës, pasi ende gjyqtari i vrarë nuk është shpallur dëshmor.

Fillimisht, familja e gjyqtarit, që u vra në sallën ku shpalli vendimin e fundit, e kërkoi shpalljen dëshmor nga ish-ministri i Drejtësisë, dhe tashmë pritet që autoritetet të përballen në gjykatën administrative me kërkesën për të detyruar shtetin t’i njohë statusin dëshmor i atdheut Astrit Kalasë, ekzekutuar me armë zjarri në datën 6 tetor 2025./Top Channel

Previous Post

Pas naftës shtrenjtohet edhe plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin

Next Post

I akuzuar për korrupion, Apeli i Posaçëm rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit

Next Post
I akuzuar për korrupion, Apeli i Posaçëm rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit

I akuzuar për korrupion, Apeli i Posaçëm rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al