Aleksandar Vuçiç iu përgjigj Listës së Studentëve në Parlamentin serb, duke paralajmëruar reagim masiv në rast se ndaj tij ndërmerret një përpjekje për arrestim.
“Unë nuk jam nga ata që do të fshihen apo do të largohen. Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të nis grevë urie dhe një milion njerëz do të dalin në rrugë. Unë nuk jam Marinika Tepiç dhe Boshko Obradoviç që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha.
Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Vucic u shpreh kundër pjesëmarrjes së partisw.
“Është e nevojshme të pranojmë gabimet tona dhe të jemi objektivë me veten.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të zhvillohen gjatë muajit dhjetor, ndërsa
data zyrtare pritet të shpallet deri më 27 nëntor.
Deklaratat e Vuçiçit vijnë në një klimë të tensionuar politike në Serbi, ku pas protestave masive të studentëve janë regjistruar një sërë arrestimesh të aktivistëve, protestuesve dhe zyrtarëve të dyshuar për korrupsion dhe abuzim me detyrën.







